20.03.2019 - 14:17
Në kabinetin e qeverisë “Rama” kanë ndodhur ndryshime të reja.
Dy zëvendës ministre janë larguar nga detyra.
Bëhet fjalë për zëvendësministren e Drejtësisë Teuta Vodo dhe zëendësministren e Financave Albana Shkurta.
Ende nuk ka detaje apo të dhëna për shkaqet e largimit të tyre nga detyra.
Të dy zëvendës ministret e morën detyrën në tetor të 2017-ës.
Shkurta ndërsa vinte nga bota e biznesit, si drejtuese e një kompanie, ndërsa Vodo ka qenë hulumtuese për politikat europiane pranë Parlamentit Europian.