MENU
klinika

Ndryshimet e Paketës Fiskale

DPT përditëson platformën e informimit

18.03.2019 - 14:40

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar Platformën e Informimit për 11 kategoritë e tatimpaguesve sipas ndryshimeve të Paketës Fiskale që kanë hyrë në fuqi nga janari i këtij viti.

Platforma, e hartuar me mbështetjen e BERZH përmban informacione të detajuara për 11 kategori të ndryshme tatimpaguesish.

Informacionet përfshijnë të gjitha hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi, deklarimi, pagesat e detyrimeve, si dhe të drejtat e detyrimet e tjera lidhur me administratën tatimore dhe janë përshtatur sipas legjislacionit në fuqi.

Kështu, bizneset ekzistuese dhe ato që regjistrohen rishtas mund të informohen përmes platformës rreth hapave që duhet të ndjekin për të plotësuar kërkesat tatimore.

Ndërkohë, për t’u njohur më tej me të drejtat dhe detyrimet e kategorive të tatimpaguesve (persona juridikë, persona fizikë, ambulantë, individë dhe fermerë), referuar ndryshimeve të Paketës Fiskale 2019, mund të klikoni këtu.