MENU
klinika

Derdhin qumështin në rrugë

Ndryshimet fiskale/ Reagojnë fermerët, protestojnë duke…

13.03.2019 - 15:08

Në Lushnje fermerët kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve fiskale të bëra në fundvit.

Në shenjë proteste, fermerët e Lushnjes kanë derdhur qumështin në rrugë.

Shkak për këtë protestë është bërë ndryshimi që ju bë masës së rimbursimit në fund të vitit që lamë pas nga 20% në 6%.

Kjo masë prek më së shumti fabrikat që nuk kanë interes të blejnë produkte të bulmetit apo fruta perime nga fermerët shqiptarë.

Ata nuk kanë interes të blejnë këto produkte sepse i shesin ato me TVSH 20% dhe rimbursohen me masën 6%.

Ky ndryshim është përkthyer si një kosto prej 14% për industrinë përpunuese vendase.

Kujtojmë që 14 marsi u vendos si afat për rishikimin e këtij vendimi gjatë një takimi të ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi me kreun e shoqatës Albanian Food Industry.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria