MENU
klinika

Reagimet

Në Kosovë nevojitet Ligji për lustrimin e figurave publike.

24.03.2019 - 13:12

Edhe pse jemi 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, shteti i pavarur ende nuk ka një ligj të lustracionit, përmes së cilit edhe do të mund të rregullohej pozita e personave që kanë punuar në ish-regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Njohës të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut në Kosovë po vlerësojnë se një ligj i tillë është i domosdoshëm meqënëse persona të tillë që kanë zbatuar ligje diskriminuese, mbajnë pozita të larta në institucionet e Kosovës.

Ligji për lustracionin konsiderohet të jetë përcaktues për vendosjen e një rregulli në shtet.

Në institucionet e Kosovës, e cila u pavarësua në vitin 2008, vazhdojnë të mbajnë pozita njerëz të cilët në kohën e ish-regjimit të Millosheviç kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë zbatuar ligje diskriminuese kundër popullatës në Kosovë.

Sipas informacioneve që posedon KosovaPress, numri më i madh i personave të tillë është në vet institucionet e drejtësisë, Prokurori, e untitucione të tjera.

Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Lirinë dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ka thënë se për të vendosur një rregull shteti duhet të miratojë ligjin për lustrimin e figurave publike.

Shteti i Kosovës nuk mund të bëjë asgjë për faktin që nuk ka dosje, nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje. Kur dihet që një person ka bërë krime, ka qenë shkaktar i krimeve me pasoja fatale, shteti në bazë të Prokurorisë e inicon procedurën.  Ky ligj sheh mundësinë dhe ka për detyrim që figurat që kanë qenë më herët në kohën e ish Jugosllavisë apo Serbisë, ersona që kanë qenë në pozitë që kanë pas mundësi të bëjnë shkelje masive te të drejtave të njeriut mos të kenë mundësi që në organet e tjera shoqërore tani të bëjmë shkelje të njëjta”, tha Shala.

Me këtë ligj, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, prokurori i shtetit në bazë të fakteve do të mund të fillonte procedura penale, ndaj personave të caktuar.

Nga viti 2013 Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë dialogojnë për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjes së një marrëveshje finale mes të dy vendeve.

Politikanët e Kosovës ulen në tavolinën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç, ata njihen si njerëz të afërt me Sllobodan Millosheviç.

Nisma për krijimin e një ligji për lustrim, ka pasur rreth 10 vjet më parë në Kuvendin e Kosovës, por kanë ngecur meqë nuk ka pasur gatishmëri të mjaftueshme të deputetëve në pushtet, për ta miratuar atë.

Sllobodan Millosheviq ishte president i Serbisë dhe Federatës Jugosllave.Nga luftërat e shkaktuara nga ai dhe ushtria jugosllave së paku 15 mijë shqiptarë u vranë dhe 1 milion të tjerë u deportuan nga tokat e tyre.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi