MENU
klinika

Mbyti gruan me jastëk

Në pranga autori i krimit në familje

24.03.2019 - 13:35

Dyshonte se e tradhtonte, 32-vjeçari mbyt gruan. Një krim në familje ka ndodhur të premten në mbrëmje, në fshatin Grekan të Gramshit, ku Gurie Hysa, 31 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, mbeti e vdekur.

Autori i krimit është bashkëshorti i saj, Elvin Hysa, 32 vjeç, i cili është vënë në pranga nga forcat e Policisë. 32- vjeçari dyshohet se ka mbytur gruan e tij pas një debati, që patën para se të flinin gjumë. Pasi ka pritur momentin që 31-vjeçaren e ka zënë gjumi, ai e ka mbytur me jastëk.

Edhe pse në shtëpi ndodhej dhe babai i autorit, ky i fundit nuk  ka dëgjuar asgjë, pasi i arrestuari nuk i ka lejuar viktimës të bëjë asnjë përpjekje për të shpëtuar për shkak të forcës së ushtruar gjatë mbytjes me jastëk. Ndërkohë, të tre fëmijët e çiftit atë natë nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për vizitë te gjyshi i tyre në Berat.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth mesnatës kur çifti, pasi kishte debatuar, behej gati për të fjetur. 32-vjeçari i nervozuar ka marrë jastëkun dhe e ka mbytur bashkëshorten e tij, nënën e tre fëmijëve. Pas këtij akti, ai ka dalë i qetë nga dhoma e gjumit dhe i ka thënë babait të tij “ E mbyta Gurijen”.

I ati i tronditur ka shkuar në dhomë me mosbesim, por kur ka parë nusen të vdekur, ka lajmëruar menjëherë Policinë për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë, 32-vjeçari ka dalë nga banesa, ka marrë kafshën e shtëpisë, një mushkë dhe gjatë natës ka shkuar te motra e tij e martuar në fshatin Lumras në Berat. Pasi i ka rrëfyer së motrës për krimin ajo e ka bindur që të vetëdorëzohet në Polici. Pas kësaj, 32- vjeçari është kthyer dhe në orët e para të mëngjesit ka arritur në banesë. Pas tij kanë mbërritur dhe forcat e Policisë së Gramshit, të cilët e kanë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e këtij krimi në familje, ka mbledhur provat e gjetura në banesë deri tani. Alvin Hysa nuk ka bërë rezistencë, vetëm i ka kërkuar babait të tij të kujdeset për 3 fëmijët. Banorë të fshatit thonë se, 32- vjeçari njihej si person problematik dhe ushtronte vazhdimisht dhunë mbi baskëshorten e tij. Madje më herët ai për këtë gjë ishte dënuar dhe dy herë me dënime të lehta.

Ndërkohë familja Hysa jetonte në kushte të vështira ekonomike.Të vetmet të ardhura  ishin pensioni i kryefamiljarit dhe kempi i autorit të krimit, si i paaftë për të punuar. Alvin Hysa dhe Gurie Hysa ishin të martuar prej 12 vitesh. Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë, ku vajza më e madhe ishte 12 vjeçe dhe dy djemtë e tyre, 9 dhe 5 vjeç. Me humbjen e nënës dhe arrestimin e babait të tyre vrasës, tashmë tre fëmijët e mitur do të mbeten në kujdesin e babait të autorit, 62- vjeçarit Asqeri Hysa.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier