MENU
klinika

Drafti i dy ministrive

Në shkollat shqiptare, tashmë mësim dhe në gjuhën e pakicave

17.03.2019 - 17:55

Personat që i përkasin një pakice kombëtare në vendin tonë tashmë do të mund të marrin dije në gjuhën e tyre.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme kanë hartuar një draft që është hedhur për konsultim publik që prej fillimit të muajit mars.

Projektvendimi parashikon që në institucionet arsimore ekzistuese, ku gjuha e arsimimit është gjuha shqipe, nxënësit që i përkasin pakicave kombëtare të arsimohen,të studiojnë historinë, traditat dhe kulturën në gjuhën e tyre, sipas kurrikulave dhe programeve të miratuara nga Ministria e Arsimit.

Por cilat janë disa prej kritereve që parashikohen në projektvendim?

nxenes-konica.al
nxenes-konica.al

Numri personave që i përkasin një pakice kombëtare duhet të jetë jo më pak se 20% e numrit të përgjithshëm të banorëve të njësisë administrative që i përkasin, ndërsa numri i nxënësve në një klasë që do të arsimohen në gjuhën e pakicës kombëtare që i përkasin duhet të jetë jo më pak se 15.

Edhe pse projektvendimi vjen si propozim i Ministres Besa Shahini dhe Ministrit Sandër Lleshaj, për herë të parë u artikulua nga ish-Ministrja Lindita Nikolla në shtator të vitit të kaluar.

Në Shqipëri numërohen 9 minoritete, ai grek, serb, malazez, maqedonas, rom, egjiptian, boshnjak, bullgar si dhe vllah/arumun.

Projektvendimi hartohet në kuadër të angazhimit të qeverisë për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin