Si vendi i vetëm i izoluar, me një shoqëri më shumë se sociale, të tipit “Një për të gjithë dhe të gjithë për një”, Shqipëria mbetet për disa një kujtim, për të tjerë që patën fatin ta shkelin në ato vite të sigurisë më të lartë – një vend çudirash që pasojnë njëra-tjetrën… Mes shumë mbresave që lidhen me këtë vend të vogël, të vetizoluar, të varfër e të pazhvilluar vjen tabloja e një njeriu, i cili, vinte nga një realitet që secili prej “shqiptarëve komunistë” e ëndërronin me sytë drejt Perëndimit.
Gjatë një udhëtimi në Shqipëri, tetorin e kaluar, më shoqëroi nga një 20-vjeçar, i cili më çoi në rrugët e rrënuara në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në një shtëpi të çuditshme ku bisedova për pesë orë, për politikën, me dy burra të tjerë. Larg vëzhgimit të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, ata shprehnin urrejtjen e madhe ndaj qeverisë. Më pyetën, se kur do t’i dërgonin trupat ushtarake për t’i çliruar, Amerika dhe Britania e Madhe.
Në kohën e vizitës sime, Shqipëria ishte shteti i fundit në Europë ku sundoi komunizmi i parreformuar, por gjithmonë ka qenë e çuditshme. Komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944, të udhëhequr nga Enver Hoxha. Fillimisht, ata u bashkuan me bllokun sovjetik, por Hoxha (1908-1985) shkëputi të gjitha lidhjet me Moskën në vitin 1960, për shkak të revizionizmit të Hrushovit, sipas tij. Marrëdhëniet me Kinën u zëvendësuan me ato me Bashkimin Sovjetik, nga 1968 deri në 1978, por më pas vendi u izolua.
Shumë pak njerëz lejohen të hyjnë apo të dalin nga Shqipëria. Me gjithë këtë, ndërkohë mijëra shqiptarë kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin grek. Turistët shikohen çuditshëm nga vendasit kureshtarë.
Disa nga politikat e Hoxhës ishin aq të çuditshme sa edhe represive: feja u ndalua, të mbaje mjekër ishte e paligjshme dhe deri në 1989, dëgjimi i muzikës pop perëndimore ishte shkelje. Në vitin 1965, një dekret i qeverisë ndaloi “emrat e papërshtatshëm dhe mbiemrat fyesë nga një pikëpamje politike, ideologjike ose morale”. Përpjekja për të shpëtuar ishte një krim kapital. Ditën para udhëtimit tim, gazetat raportuan se dy burra ishin qëlluar ndërsa përpiqeshin të iknin dhe trupat e tyre i lanë aty, në shenjë paralajmërimi.
Politika të tjera tregonin qartë paranojën e Hoxhës. Duke ecur nëpër këtë vend, shihet peisazhi i mbushur me bunkerë, ndërtuar në vitet 1960 si mbrojtje kundër sulmit imperialist. Radio Tirana, që mund të dëgjohej në Britani, denoncoi ashpër dy superfuqitë e mëdha, si dhe të shumë kombe të tjera.
Një vend pa aspak zhvillim dhe kjo të befason. Të gjitha rrugët janë të ngushta dhe me gropa, një përvojë aspak e këndshme gjatë udhëtimit me një autobuz të vjetër çek. Automjetet private janë gjithashtu të paligjshme, vetëm disa që po patrullojnë në rrugë janë të policisë. Të vetmet mjete të tjera të tilla, janë kamionët e ardhur para përfundimit të marrëdhënieve me Kinën, që duket se përbëjnë bazën e sistemit të transportit. Kafshët e fermave enden nëpër rrugë lirshëm. Për të lëvizur, njerëzit e zakonshëm hipin mbi gomarë ose biçikleta.
Asnjë hint i pasurisë nuk ndriçon pamjen e varfërisë. Nuk ka dyqane të zbukuruara ose shtëpi. Ndërtesat duket që janë ndërtuar me çmim të ulët, me tulla të parregullta dhe beton. Fshatrat janë të bukura, por disi të zymta, të ngurtë, të ngurtësuar nga dielli. Gjëja mahnitëse është mungesa e provave të industrisë njerëzore. Ka pjesë të çuditshme të makinerive bujqësore të ndryshkura, por pamja më e gjerë është e një shoqërie fshatare, me rreshta punëtorësh që punojnë në fusha. Ka qytete të vogla çdo pak kilometra, por askush nuk zë një pjesë të konsiderueshme të rrugës.
Pamja tjetër e çuditshme në Shqipëri, është ikonografia marksiste. Në Berat, në jug të vendit, “ENVER” është gdhendur me shkronja të mëdha në një kodër të largët. Në Gjirokastër, të njejtat shkronja dekorojnë kodrën, por këtë herë në stilin e hollivudian. Statujat e Leninit (deri vonë dhe Stalinit), ende zbukurojnë qendrat e qyteteve. Në qendër të Tiranës, qëndron muzeu “Enver Hoxha”, një piramidë e madhe qelqi dhe çeliku, kushtuar lavdisë, jetës dhe veprae të diktatorit shqiptar.
Miqve të mi të rinj iu janë mërzitur këto simbole aq shumë sa u është mërzitur edhe sistemi. “Stalini, Lenini, Hitleri, Hoxha, të gjitha të njëjta”, – tha njëri duke i numëruar emrat e tyre me gishtat e dorës. Një tjetër më tregoi me gëzim se kishin sulmuar statujën e Stalinit, gjatë kryengritjeve në qershor të vitit 1990.
Me qeveritë komuniste të rrëzuara në të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore, diktatura shqiptare ka qëndruar vetëm dhe e pambrojtur. Qershorin e kaluar, kryengritjet filluan në Shkodër dhe Kavajë.
Tirana kaloi muret e ambasadave të huaja, për të ikur në Perëndim. Pesëmijë u lejuan në Itali. Në të njëjtën kohë, shpërthyen demonstratat në Shkodër dhe Kavajë. Regjimi i denoncoi arratisjet si akte “kriminale” dhe gjuajti me municione të gjalla. Miqtë e mi të rinj, më thanë se 100 vetë u qëlluan për vdekje në Tiranë dhe pastaj u varrosën me nxitim në një varr masiv. Në Kavajë, një 22-vjeçar u qëllua për vdekje nga trupat policorë, pasi kishte bërë shenjën e fitores me gishta.
Që atëherë, muret rreth ambasadave janë fortifikuar dhe rrethuar me ushtarë të armatosur. Unë u përpoqa të ecja përpara Ambasadës Turke, por befas më doli në rrugë.
Trazirat dhe demonstrimet kanë shpërthyer disa herë, qysh nga fillimi i dhjetorit. Disa demonstruesve edhe janë dënuar me burg, për 10 apo 15 vite.
Komunistët shqiptarë janë të shqetësuar se fati i tyre mund të jetë i njëjtë me atë të Nicolae Ceansescu dhe zyrtarëve të tij në Rumaninë. Kryetari Ramiz Alia, i cili mori postin kur vdiq Enver Hoxha në vitin 1985, po përpiqet të përmirësojë imazhin e regjimit. Vendasit tani lejohen të flasin me turistë dhe pranohen më shumë vizitorë. Alia shpreson që Shqipëria të pranohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Konferencën mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSCE) dhe të krijojë lidhje diplomatike me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Disa tregje private janë legalizuar, ku gjysma e fitimeve shkon për shtetin dhe gjysma për pronarët.
Ata ishin nervozë në lidhje me policinë sekrete (sigurimi) dhe kontrollonin vazhdimisht nëse na ndiqnim. Sipas të dhënave të tyre, një e treta e këmbësorëve në Tiranë, ishin policia ose sigurimi.
Kujdesi i tyre u bë edhe më i kuptueshëm kur më thanë se dinin për dikë që i ishte dhënë një dënim 25-vjeçar në kampin e burgut në Berul, për shprehjen e opinioneve antimarksiste politike. Në Berul, shpjeguan ata, të burgosurit janë të detyruar të gërmojnë qymyr dhe shpesh varrosen gjallë në boshte të dobëta të mbështetura nga minat.
Sipas Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, mund të ketë deri në 50,000 të burgosur politikë në Shqipëri. Vështirësitë në konfirmimin e një vlerësimi të tillë, lidhen me faktin se ka kaq pak qasje në vend dhe se njerëzit që largohen janë shumë pak të gatshëm për të rrezikuar të afërmit e tyre, duke shkuar publikisht atë që dinë.
Megjithatë, disa detaje janë të njohura. Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë torturë rutine, burgim pa gjykim të drejtë dhe ekzekutimin për aktivitetet anti-shtetërore. Qeveria shqiptare është një nga tre shtetet që mund të sanksionohet publikisht nga Kombet e Bashkuara për të dhënat mbi të drejtat e njeriut.
Isha mjaft i shqetësuar se mësova se në Sarandë, një qytet turistik ku shkova , ekziston një burg për disidentët politikë. Jashtë hotelit tim në Sarandë, ishte makina më e më e mirë shqiptare që pashë, një “Mercedes-Benz” që shkëlqente. Ishte pa dyshim, pronë e një zyrtari të lartë, duke pushuar pranë një kampi burgu të qeverisë së tij.
Ka shumë arsye, për të menduar se në Shqipëri do ketë një revolucion. Sipas guidave tona turistike, nuk ka papunësi, por kjo është paksa qesharake pasi në çdo qytet ne pamë grupe të mëdha njerëzis,h që sorollateshin gjatë gjithë ditës pa bërë gjë.
Fola me tre djem të rinj, dy prej të cilëve ishin të papunë dhe sipas llogarive të tyre, proporcioni ishte një në pesë persona. Ata e kalonin kohën të mërzitur, duke dëgjuar kaseta roku me cilësi të dobët.
Si për ironi, qeveria shqiptare mund ta ketë shpejtuar largimin e saj, duke lejuar turistët. Shqiptarët mund ta krahasojnë situatën e tyre, me atë të europianëve të lirë dhe mund të mësojnë më shumë për botën jashtë.
Një miku im 20-vjeçar, më tha me hidhërim: “Kur shoh një turist, shoh një njeri të lirë. Ai mund të largohet.” Pasioni i dukshem i dëshirës së tij për liri, sikur po ngjallej. Ai tha, se do të ishte më mirë të merrte rrugët e Amerikës ose Britanisë sesa të qëndronte në Shqipëri.
Pjesa tjetër e bisedës me të ftuarit e mi, përfshiu krahasimet se çfarë mund të fitohet dhe çfarë mund të blihet në Shqipëri dhe në Perëndim. Ata më thanë se shishja e alkoolit që kisha, kushtonte fiks sa rroga ditore e tyre. Një bluzë kushtonte sa të ardhurat e dy javëve, ndërsa të blije një biçikletë kushtonte sa kursimet e pesë viteve.
“Im atë, fiton katër paketa cigaresh në ditë – a paguhesh ti?” – pyeti njëri prej tyre. Unë u përqendrova dhe u përpoqa që të konvertoja fitimet e mia në paketa cigaresh, duke hamendësuar rreth 100 paketa, gjë që e bëri atë të psherëtinte me mosbesim.
Zyrtarisht, të gjithë shqiptarët paguhen 500-1000 lekë në muaj, ekuivalente me $25-$50, por meqënese banorët e zonës nuk e përdorin kët monedhë, është e arsyeshme të mendosh se konvertimi është artificial. Kur mbetet pak kusur, asnjë nuk i merrte lekët, por do zgjidhte çamcakëza. Zyrtarisht, konvertimi u zhvlerësua, duke e bërë 1 dollar 20 lekë, por në tregun e zi, 1 dollar shkëmbehet me 100 lekë.
Ka shumë pak gjëra që mund të blihen me lekë. Ka shumë pak të mira dhe ato që janë në shitje kanë cilësi të dobët. Shumica e burrave shqiptare duken gati njësoj sepse veshin të njëjtat pantallona kafe dhe xhaketa. Aty gjen vetëm 3 ose 4 lloje këpucesh për burra.
Shtëpia që pashë ishte e vogël, por dukej që i mungonte komoditeti. E vetmja pajisje e kohës ishte një kasetofon, dhuratë që pronarit i kishte ardhur nga vëllai në Itali.
Shqiptarët kanë televizione që transmetojnë nga ora 6:00 e pasdites deri në 10:00 të darkës, por miqtë e mi parapëlqenin të dëgjonin muzikën rok para asaj që ata e quanin “Propaganda e kuqe”. U thashë se do t’u dërgoja një revistë me artistët e rokut, por ata më thanë se do ishte e kotë, pasi burokratët e postës do ta vidhnin para se të arrinte në destinacion.
Arsimi dhe shëndetësia teorikisht janë falas, por në realitet disa janë më të barabartë së gjithë të tjerët.