Sot votuesit ukrainas do të votojnë për president. Pavarësisht propagandës ruse dhe lajmeve të rreme, elektoratit të pakënaqur, dhe medias së kontrolluar nga oligarku, kjo mund të jetë një mrekulli.
Zgjedhje demokratike është rezultati që presidenti rus Vladimir Putin ka frikë më së shumti: një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Në prag të zgjedhjeve të së dielës, 39 kandidatë u regjistruan për të dalë në fletëvotim. Vetëm pesë prej tyre ishin refuzuar për shkak të mos pagesës së tarifave për depozitim. Sipas sondazhit, zgjedhjet duket të jenë një garë midis presidentit aktual Petro Poroshenko, ish kryeministres Yuliya Timoshenko dhe komedianit Volodomyr Zelenskiy.
Zelenskiy nuk ka përvojë politike, por ai premton të bëjë Ukrainën pjesë të Evropës, të luftojë korrupsionin e politikës ukrainase dhe të merret me Putinin në Krime dhe Ukrainën Lindore.
Poroshenko është i shqetësuar nga akuzat për korrupsion brenda fushatës së tij, por ai e di se si të lundrojë në ujërat e politikës evropiane.
Timoshenko po paraqitet si populiste dhe nacionaliste.
Ukraina mbetet e varur nga ndihma financiare perëndimore dhe është nën presione intensive të jashtme dhe të brendshme për të reformuar institucionet e saj politike dhe ligjore.
Progres është bërë, por ka pengesa të shumta përpara. Organizata të ndryshme evropiane do të monitorojnë nga afër zgjedhjet; kështu që ka hapësirë të kufizuar për mashtrim.
Çështja është se ne nuk e dimë se kush do të fitojë. Kandidatët e ndryshëm duket se kanë vendosur një baraspeshë të barabartë të burimeve zgjedhore në mënyrë që ta bëjnë këtë një betejë të fuqisë kundërvepruese.
Putini do të jetë humbësi më i madh nëse Ukraina dhe Perëndimi konkludojnë se zgjedhja e Ukrainës, pavarësisht nga gabimet e shumta të saj, ishte me të vërtetë një arritje në demokraci.
Nëse bota i njeh zgjedhjet presidenciale të Ukrainës sit ë tilla, themeli i politikës së Putinit ndaj Ukrainës bie. Unë shpresoj se kështu do të ndodhë. Putin është duke shpresuar për të kundërtën.
Paul Gregory është një studiues në Institutin Hoover në Universitetin e Stanfordit dhe autori i 12 librave mbi historinë ekonomike, ekonominë sovjetike, ekonomitë në tranzicion, ekonominë krahasuese dhe demografinë ekonomike.