MENU
klinika

Indeksi alarmant

Nënat shqiptare më të rejat në Europë, por lindin më pak fëmijë

18.03.2019 - 14:34

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Eurostat, ndonëse Shqipëria rezulton të ketë nënat më të reja në Europë, sërish lindin shumë pak.

Sipas këtyre të dhënave të cilat i janë referuar vitit 2017, gratë shqiptare bëhen nëna në moshën 26.1 vjeç.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria rezulton të jetë ajo me nënat më të reja.

Mosha mesatare e të bërit nëna, jo vetëm për herë të parë në Shqipëri është 28.4 vite.

Por çdo të mire, i vjen një e keqe nga pas.

Një tjetër e dhënë alarmante është publikuar për gratë dhe vajzat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për indeksin e fertilitetit. Ky indeks në Shqipëri është ndër më të ulëtit në Europë.

Nëse mesatarja për BE-në është 1.59, në Shqipëri ky indeks fiksohet në 1.48.

Ndonëse janë nënat më të reja në Europë, pasi lindin më shpejt se gratë europiane, indeksi i fertilitetit tregon se shqiptaret po lindin më pak se gratë europiane.