MENU
klinika

"Njëqind vjet vetmi" flet spanjisht

Netflix zgjedh realizmin magjik

20.03.2019 - 16:55

Gabriel Garsia Markes do të pushtojë së shpejti edhe ekranin e madh. “Njëqind vjet vetmi”, një prej romaneve më të lexuara të letërsisë botërore, do të jetë seriali dhe subjekti i ri nga “Netflix”.

Romani është përkthyer në 46 gjuhë të botës, ndërsa është shitur në më shumë se 50 milionë kopje.

 

“Njëqind Vjet Vetmi” është jeta e zakonshme përgjatë një shekulli e familjes Buendia, patriarku i së cilës, Jose Arcadio Buendia, themeloi qytetin kolumbian Macando.


Historia tregon në fakt, 100 vjet nga historia e formimit të Kolumbisë si shtet, duke nisur që nga kolonizimi, lindja e qyteteve, diktatura dhe gjithçka tjetër, nëpërmjet jetës, lindjeve e vdekjeve në familjen Buendia.

Romani “Njëqind vjet vetmi”, shënoi suksesin e merituar për shkrimtarin Gabriel Garcia Marquez. Më shumë se 50 vjet pas publikimit të tij, “Netflix” ka vendosur ta përshtasë për ekranin.

Producentët ekzekutivë të serialit do të jenë vetë djemtë e shkrimtarit, Rodrigo Garcia dhe Gonzalo. Ata janë shprehur se i ati, kishte marrë shumë oferta për romanin, por i kishte refuzuar pasi parapëlqente që historia të trajtohej vetëm në spanjisht. Nga të gjitha projektet që i ishin prezantuar shkrimtarit, asnjëri prej tyre nuk kishte pasur ato parametra, deri më tani.

 

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!