MENU
klinika

Detaje

Nis “fshesa” në diplomaci, Gent Cakaj shkarkon 20 persona

26.03.2019 - 12:52

Valë pastrimesh në shërbimin diplomatik. Kështu është njoftuar sot përmes një deklarate për mediat nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Ai bëri me dije se ka vendosur të shkarkojë disa punonjës, numri i të cilëve mund të shkojë deri në 20 persona.

Sipas tij, kjo reformë është bërë për të larguar nga ky shërbim të gjithë ata që nuk e meritojnë.

Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës.

Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor.

Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyrve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administraën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithëve pa dallim dhe meriton të përfaqëohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”, tha Cakaj.