Një tjetër deputet i Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Adriatik Alimadhi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar, dorëzoi formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, aleati i Bashës ka hedhur hapin e parë për të marrë mandatin e deputetit në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, tre deputetet e rinj qe dje morën ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mandatin, e qe shtojne numrin e perfaqesuesve te LSI-se ne Kuvend, kane bere diten e sotme betimin ne sallen e Kuvendit.
Me miratimin e 3 kandidatëve, numri i deputetëve të rinj që futen në Parlament shkon në 13. Me marrjen e mandateve të deputetit të tre kandidatëve, numri i deputetëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim ia kalon atyre të PD-së.
Lista e LSI-së ka pasur më shumë kandidatë që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit, duke e çuar në 10 numrin e tyre, ndërkohë që Alimadhi do të bëhet deputeti i gjashtë i PD në parlament