MENU
klinika

Një vrasje për... pak famë

Pse u qëllua Abraham Linkolni?

19.03.2019 - 13:03

Xhon Uilkes Bot është emri shumë i njohur, jo vetëm për ata që studiojnë historinë. Në të vërtetë, ishte ai që qëlloi dhe vrau presidentin amerikan Abraham Linkoln, në prillin e vitit 1865. Megjithatë, para se të kryente atentatin në teatrin “Ford”, Xhoni ishte thuajse i panjohur, sidomos krahasuar me të vëllanë aktor, Edvin Bot.

Në fakt, në Amerikën e viteve 1860, Edvin Bot ishte ylli i skenës dhe kinemasë. Ai ishte një titan i skenës, i njohur veçanërisht për interpretimin e tij të veçantë në dramat e tragjeditë Shekspirit.
Mundet të ishte xhelozia ndaj tw vëllait shumw tw famashwm e tw talentuar, që e nxiti Xhon Uilkes Bot, po ashtu aktor, të bëhej pjesë e një komploti të tillë, që përfundimisht çoi në vrasjen e presidentit amerikan?

Sipas disa prej studiuesve, shkaku mund të jetë pikërisht ky! Të dy aktorët, ishin fëmijë jashtë martese të Xhunius Brutus Bot, një anglezi të vendosur në Merilend, ku u njoh për një karrierë të suksesshme si aktor.
Së bashku me vëllain e tyre më të vogël, Xhunius Xhunior, djemtë u vunë kundër njëri-tjetrit qysh në rininë e hershme. Ata u nxitën të ndiqnin gjurmët e babait të tyre, për të bërë edhe ata emër në teatër, paçka nëse kjo do të thoshte rivalitet shumë i madh mes vëllezërve.

Edvini, më i madhi nga tre djemtë, ishte edhe më i suksesshmi në skenë. Ai u bë i famshëm, me interpretimin e roleve kryesore kryesore të dramave apo tragjedive të Shekspirit. Ndërsa Xhoni, intepretonte në krah të tij, ishte Edvini, ai që ishte më i suksesshëm si aktor. Madje edhe sot, shpesh cilësohet si një prej aktorëve më të mëdhenj të skenës, që ka njohur ndonjëherë Amerika.

Dy vëllezërit, nuk ishin rivalë vetëm në skenë. Familja Bot, ndërkohë ishte e ndarë edhe në rrafshin politik. Ndërsa Xhon Uilkes, iu zotua për besnikëri Konfederatës gjatë Luftës Civile, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij u bë anëtare e Unionit. Pasi ky i fundit fitoi luftën e përgjakshme, Xhoni u bë edhe më i angazhuar për Jugun, njëkohësisht po joshej gjithnjë e më shumë nga ideja e një komploti.

Në vitin 1864, teksa Edvini ishte duke interpretuar në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të ceremonisë së përurimit të Linkolnit për mandatin e dytë, vëllai i tij më i vogël ishte i zënë me komplotimin e vrasjes së presidentit.

Një vit më vonë, ai e vuri në zbatim planin e tij. Megjithëse zgjodhi një teatër për të kryer aktin famëkeq, si për të shpërfillur famën dhe suskesin e të vëllait, ngjarja e 14 prillit, bëri që Xhon Uilkes, të bëhej vërtet më i famshmi prej vëllezërve.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit