Më 19 mars 1821, lindi Richard Francis Burton, ekplorues britanik, gjeograf, përkthyes, shkrimtar, ushtarak, orientalist, hartograf, etnolog, agjent zbulimi, gjuhëtar, poet dhe diplomat.
Burton ishte i njohur për udhëtimet e tij dhe eksplorimet në thellësi të Azisë, Afrikës dhe Amerikës, si dhe për njohuritë e jashtëzakonshme të gjuhëve dhe kulturave; ai fliste 29 gjuhë evropiane, aziatike dhe afrikane.
Ndër arritjet më të njohura të Burtonit përfshihen udhëtimi në Mekë, një përkthim në anglisht i përrallave “Netët arabe” ose “Njwmijw e njw netët”, si dhe botimin “Kama Sutra” në gjuhën angleze.
Me aftësitw e tij të jashtëzakonshme gjuhësore dhe kulturore, Burton është i njohur edhe për shqipërimin e vargjeve të disa autorëve të huaj.
The Foefather nga Richard Francis Burton:
(shqipërim)
Paraardhësi,
Këtu në këtë han fshati,
Shtrirë në shtratin e butë,
Vërshimin e ushtrisë ndjej
Që gjëmon në kokën time.
Pse, në këtë vend të qetë,
Ku vetëm heshtja dëgjohet
Gjaku për luftë nxitet –
Nga konflikte trazohet?
Jashtë, natë e bekuar
Aromë pishash, e yje;
Brenda, gjendje e rëndë,
Mjekoj plagët e ditës.
E çuditshme,- por jam rob
I agonive epike;
Rrëmuja e turmës së shkuar
Vjen për mua si fllad.
Më shpie në kohët e herëshme
Kur paraardhësi im i zymtë,
Në ndonjë ferr kasaphanë qëndron
Me vështrimin në errësirë humbur;
Dhe unë, gjithmonë kam ndjekur
Si pëllumbi udhën e paqes,
Në ditët e qeta, kur ai s’është më,
Kaplohem nga shpirti i tij i ndezur.
Nuk them të drejtën:
Gënjej, stresi i largët më nxit,
Ndërsa vala e zjarrtë e ushtrive
Nxehtësi çliron përmes zemrës time.
“Sa më shumë e studioj fenë aq më shumë bindem se njeriu nuk ka adhuruar gjë tjetër, veç vetes”.
Richard Francis Burton