MENU
klinika

The Guardian: Çmimi për 2018 - '19

NOBEL dy herë letërsia

07.03.2019 - 12:21

Pas skandalit seksual, që detyroi shtyrjen e dhënies së çmimit “Nobel” për vitin 2018, këtë vjeshtë Akademia Suedeze do të japë dy çmime: për vitin 2018 dhe 2019.

 Këtë vit do jepen dy çmime “Nobel” në letërsi, për të kompensuar mungesën e vitit pararendës, ndërkohë që Akademia Suedeze, që u përball me skandalin, u përpoq të vërë rregull në shtëpinë e saj, – u njoftua të martën.

Ishte hera e parë, prej vitit 1949, që çmimi “Nobeli” i vitit të kaluar nuk u dha, pasi Akademia Suedeze, institucioni prestigjioz që përzgjedh fituesit, u përball me një skandal seksual të pahijshëm, ku përfshihej bashkëshort i një anëtareje të jurisë burgosur për përdhunim. Pas takimit të së martës, Fondacioni Nobel, i cili përmbush vullnetin e Alfred Nobelit, njoftoi se “hapat që Akademia Suedeze ka marrë dhe synon të marrë, do të krijojnë mundësi të mira për rifitimin e besimit”, si dhe laureatët e vitit 2018 dhe 2019 do të shpallen në vjeshtë.

Ndryshimi më i rëndësishëm i çmimit është emërimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm, të cilët do ta ndihmojnë Akademinë Suedeze në përzgjedhjen e laureatëve “për vitet e ardhshme”. Përzgjedhja e fituesit ka qenë një sekret i vërtetë. Njihet vetëm fakti se në muajin shkurt shqyrtohen rreth 200 nominime nga Akademia, më pas në muajin maj përpilohet lista e ngushtë vetëm me pesë kandidatura që shqyrtohen gjatë muajve të verës. Arkivat që shfaqin arsyetimet e hollësishme të jurisë bëhen publike vetëm pasi kanë kaluar 50 vjet nga kjo ky event.

Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Anders Olsson njoftoi shtyrjen e çmimit në mars të vitit të kaluar, duke u justifikuar se institucioni po punonte për “rikthimin e besimit të publikut” për shkak të akuzave seksuale ngritur kundër Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares Katarina Frostenson. Arnault u dënua për përdhunim dhe u dënua me burg në tetor. Si rrjedhojë, Akademia u përfshi nga një sërë dorëheqjesh dhe mandej u kërkuan 12 anëtarë për të zgjedhur dhe shpallur fituesin.

Pas skandalit, Fondacioni Nobel kritikoi Akademinë për “kultivimin e një kulture të mbyllur për një periudhë kohore afatgjatë”. Ditën e martë, në një deklaratë për shtyp, ajo vlerësoi Akademinë, duke njoftuar se zërat e jashtëm “do të shtojnë perspektiva të reja të vlefshme” për jurinë.

Akademia po konsideron gjithashtu edhe afatin kohor për anëtarësimin dhe mënyrën e trajtimit të largimeve. “Akademia nuk përfshin asnjë anëtar që është subjekt i konfliktit të interesit apo hetimeve penale”, – thuhet më tej, në deklaratë.

“Megjithëse duhet kohë për të rifituar besimin e plotë… tani për tani kushtet paraprake duken shpresdhënëse”, – njoftohet në deklaratën e Fondacionit, e cila vijon: “Duke pasur parasysh reformat që janë zbatuar dhe planifikuar, Akademia Suedeze ka mundësinë jo vetëm që të lërë pas historinë e hidhur të vitit të shkuar, por gjithashtu të shndërrohet në një institucion edhe më funksional në të ardhmen”.

Çmimi, sipas vullnetit të Alfred Nobelit, i jepet autorit që ka shkruar “veprën më të shquar në një drejtim ideal”. Laureatët marrin edhe shpërblimin prej 9 milionë kronash suedeze [afro 850 mijë euro]. Laureati i fundit në letërsi qe shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro, në vitin 2017.

Vitin e kaluar, autorit guadalupas Maryse Condé iu dha një “Nobel alternativ”, çmimi i Akademisë së Re në letërsi, një çmim unik për të mbushur boshllëkun e shkaktuar nga anulimi i çmimit zyrtar.

 

(“The Guardian”)

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit