MENU
klinika

"Non grata" në Kosovë

Gazetari britanik del me paralajmërim të fortë

12.03.2019 - 10:04

Gazetari britanik Graham Phillips ka reaguar pas lajmit se do të shpallet person “non grata” në Kosovë.

Phillips ka paralajmëruar se pas disa videove të realizuara në Kosovë, ku e quante UÇK-në një organizatë terroriste, do të nxjerrë video të tjera të ngjashme.

Pra, për nesër është raportuar se unë do të shpallëm zyrtarisht ‘person non grata’ nga Kosova. Për çfarë? Për raportim të së vërtetës.

Projekti pothuajse ka mbaruar gjithsesi. Shpresoj se ka qenë informativë për ju, sikurse për mua. Megjithatë, edhe 2 raportime tjera do të vijnë, dhe faleminderit përsëri për të gjithë mbështetjen tuaj!“, ka shkruar gazetari britanik, ndaj të cilit Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka përgatitur një ndalesë për hyrje në territorin kosovar përgjatë 10 viteve të ardhshme.