Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ashpërsuar tonet me presidentin Thaçi në lidhje me çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai iu përgjigj prerazi presidentit duke theksuar se kjo “lojë” nuk do të realizohet asnjëherë, ndërsa mes tjerash pohoi se një çështje e tillë ka hyrë thellë.
Sipas tij, asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për ketë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.
“Nuk ka budallenj më, njëherë na kanë befasuar, më jo”, tha ai. Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe.
Ndërsa, sa i përket largimit të trupave amerikane, tha se ne dëshirojmë që ata të mbesin në Kosovë, sipas tij ata janë në shtëpi dhe të vet dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.
“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës është e Hashim Thaçit”, tha ai.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit.