MENU
klinika

Lushnjë

Operacioni “Vazhdimësia”, 5 shtetas përfundojnë në pranga

14.03.2019 - 10:34

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion antidrogë që ka çuar në arrestimin e 5 personave që janë kapur me 21 kg drogë.

Ka qenë një hetim një mujor që ka çuar në realizimin e operacionit dhe personat janë kapur në stacionin e trenit në Lushnjë. Ky është operacioni i dytë anti-drogë pas atij të Fierit ku u arrestuan babë e bir.

Sipas të dhënave zyrtare, seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “VAZHDIMËSIA”.

Lushnje-operacioni-konica.al

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.Ç., 53 vjeç; G.K., 38 vjeç; I.K. 50 vjeç; R.K. 25 vjeç; L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje;

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, (Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall