MENU
klinika

Kundër qeverisë Rama

Opozita gati për protestë, ia ‘vënë syrin’ Kuvendit

19.03.2019 - 08:38

Ashtu siç deklaruan edhe në mbylljen e protestës së 16 marsit, opozita e bashkuar, do të rikthehet sërish në rrugë kundër qeverisë Rama.

Edhe pse dje, kryedemokrati Lulzim Basha, nuk tregoi një datë të caktuar për protestën e rradhës, por tha që protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e Ramës, është mësuar dita se kur opozitarët do të ‘pushtojnë’ sërish rrugët e Tiranës.

Sipas burimeve nga selia blu, protesta do të mbahet në orën 09:30 ditën e enjte.

Vendimi i opozitës për të mbajtur këtë protestë ka ardhur pas konsultimit me kryetarët e degëve dhe pas vendimit që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00.

Opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Ndërkohë ndërkombëtarët e kanë kritikuar opozitën në lidhje me protestat e dhunshme duke i bërë thirrje që të dialogojnë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin