MENU
klinika

Lejon vetëm 16 marsin

Opozita kërkon protestë edhe të dielën, refuzon Policia

15.03.2019 - 20:29

Policia e Tiranës refuzoi kërkesën e opozitës për vazhdimin e protestës të së shtunës për 48 orë.

Sipas burimeve, opozita kërkoi zgjatjen e protestës edhe gjatë ditës së diel, por policia refuzoi kërkesën duke dhënë leje vetëm për protestën e 16 marsit.

Ndërkohë që protesta pritet të fillojë nesër në orën 11:00, plani i masave të marra nga policia janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit. Protestuesit nuk do të lejohen në rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Papa Gjon Pali”.

Plani i masave:

Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”.

Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve përgjatë kontrolleve të shtuara, që ajo është e detyruar të zhvillojë në disa akse kryesore rrugore dhe në mjedise të tjera me rëndësi, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës.