MENU
klinika

Përveç faturave, hapësirë edhe për...

OSHEE me aplikacion të ri për celularë e tabletë?

09.03.2019 - 17:26

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin për ndërtimin e një aplikacioni për smart-phone dhe tabletë.

Fondi i vënë në dispozicion është 1.9 milion lekë ndërsa afati i aplikimeve është deri me 18 mars 2018.

Shpallja në Agjencinë e Prokurimeve Publike parashikon se aplikacioni mobile duhet të shfaqë aktivitetet bazë të shërbimit ndaj klientit të OSHEE dhe të gjithë informacionet e mundshme që do të ishin në funksion të popullatës.

Aplikacioni do të përmbajë profilin e përdoruesit, faturat e energjisë elektrike, shërbimin e ankesës, kërkesat dhe ndjekjen në kohë reale të ankesës apo kërkesës, denoncimi ndaj abuzimeve apo pakënaqësive e deri mundësitë e punësimit në OSHEE.

Pas shpalljes së fituesit, procesi parashikohet të zgjasë një muaj.