MENU
klinika

Lançimi i vitit të NATO-s

Paradë fluturimi të avionëve mbi Tiranë. Ç’do të ndodhë ditët në vijim?

26.03.2019 - 16:48

Në përkujtim të 1 Prillit të 2009-ës, një vit i cili përkon Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes ka lajmëruar një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë.

Më 2019-ën, mbushen plot 10- vite, prej atij momenti historik për vendin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, parashikohet të zhvillohen seminare rajonale dhe NATO, stërvitje kombëtare/rajonale dhe të përbashkëta me NATO, gjatë javës që paraprin datën zyrtare të anëtarësimit.

Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse të gjitha nismave rajonale nga vendi ynë, thuhet më tej në njoftim, siç vijojnë më poshtë:

U.S. – Adriatic Charter (A-5); South-East Europe Defense Ministerial (SEDM); Regional Arms Control Verification and Implementation Assistance Centre (RACVIAC).

shqiperia 10 vjet ne nato-konica.al
shqiperia 10 vjet ne nato-konica.al

Ndër eventet më kryesore dhe me impakt në publik, parashikohet të jenë aktivitetet e datave 28 -29 mars, që do të përkojnë dhe me lançimin e vitit të NATO:

– 10.00 – 10.45 konferencë e nivelit të lartë me temë: Shqipëria 10 vjet në NATO – Siguri për Rajonin (hotel Mak – Albania)

– 11.00 – 12.00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do ketë rreshtim trupash me mbi 2500 ushtarakë shqiptarë, flamurtarë të huaj; mbi 100 mjete ushtarake luftimi; helikopterë; Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe ajo e komandantit Suprem të NATO etj. Gjithashtu do të ketë një paradë fluturimi të avionëve të NATO mbi Tiranë.

Pjesëmarrësit në aktivitet sipas njoftimit, supozohet të jenë mbi 150, duke nisur nga vetë Ministra Mbrojtjes, si dhe shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve të ndryshme.

Por veç këtyre, ky event thuhet se do të jetë i hapur dhe për publikun.