MENU
klinika

Detajet

Parlamenti Evropian voton kundër ndryshimit të orës

26.03.2019 - 20:00

Parlamenti Europian mbështeti propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të detyrueshëm të orës të dielën e fundit të tetorit dhe të marsit.

Propozimi i votuar nga europarlamentarët i jep të drejtën çdo shteti anëtar të BE-së që, duke filluar nga viti 2021, të zgjedhë nëse do të mbajë orën dimërore apo orën verore. Sipas një direktive të Bashkimit Europian, të dielën e fundit të muajit mars ndryshohet ora për të kaluar në orarin veror, kurse të dielën e fundit të Tetorit në orarin dimëror.

Komisioni Europian që vitin e kaluar bëri propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të orës, në bazë të rezultateve të një sondazhi. 84% e të anketurave u shprehën pro heqjes së ndryshimit të orës, shumica e të cilëve ishin gjermanë.

Deputetët evropianë dhe KE theksojnë se shtetet e BE duhet të bashkërendojnë zgjedhjet e tyre se cilën orë do të mbajnë, për të minimizuar humbjet ekonomike të tregtisë që mund të shkaktohen nga sistemet e ndryshme të kohës.