MENU
klinika

Bëhuni pjesë e....

Pas bojkotit të opozitës, KQZ del me një thirrje për qytetarët

27.03.2019 - 13:04

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë ku i është drejtuar qytetarëve me një thirrje.

Si rrjedhojë e djegies së mandateve nga opozita dhe mosdërgimit të emrave të anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të zgjedhjeve, këto vende kanë mbetur vakante.

Kreu i KQZ, Klement Zguri ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura.

Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai.