MENU
klinika

Kërkesë rektoratit

Pas djegies së mandatit, Ish-deputeti i PD kërkon rikthimin në Universitet

27.03.2019 - 21:55

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi pas dorëzimit të mandatit ka bërë kërkesë pranë Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, për t’u rikthyer në punë si pedagog.

Pasi dogji mandatin si deputet i Partisë Demokratike, Boçi duket se e ka marrë seriozisht në konsideratë rikthimin si  pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ish-deputeti, sipas Report Tv ka dërguar kërkesën pranë rektoratin.

Nuk dihet se si do të veprohet me rastin në fjalë pasi vite më parë deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, e cila kishte qenë pjesë e legjislaturës 2013-2017 tentoi të kthehej në detyrën e saj në Fakultet, por kërkesa e saj u refuzua.