MENU
klinika

Historia frymëzuese e Klodit

“Aksidenti me biçikletë, më zbuloi defektin e përjetshëm të zemrës”

16.03.2019 - 18:34

Klodi ka lindur në vitin 1986 me një defekt në zemër.

Ai bëri operacionin e parë të zemrës në moshën 8 muajsh për të ndihmuar në riparimin e një defekti të njohur si tetralogji i Fallot. Ashtu si shumë njerëz me defekte të zemrës, ai mendonte se operacioni e kishte shëruar, kështu që nuk u trajtua më në adoleshencë për këtë gjendje.

Klodi gëzon një jetë të shëndetshme dhe aktive, dhe ka pëlqyer gjithmonë çiklizmin. Në vitin 2005, ai morri pjesë për herë të parë në një garë me bicikleta. Që atëherë, ai ka vazhduar ta ndjekë këtë pasion duke marrë pjesë në udhëtime në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe një udhëtim 7 ditor në vitin 2010.

Pas një aksidenti me biçikletë në gusht të vitit 2011, që rezultoi në një emergjencë, Klodi kuptoi papritmas se zemra e tij nuk ishte plotësisht e shëruar dhe se defektet e zemrës janë në fakt kushte të përjetshme.

kolana e librave

Një test kardiak zbuloi një zonë të zgjeruar në enën kryesore të gjakut që qarkullonte gjak nga zemra në mushkëri (arteria kryesore pulmonare). Për fat të mirë, ai ishte në gjendje të merrte trajtimin mjekësor që duhej.

Klodi tani shkon rregullisht tek mjeku për tu siguruar se zemra e tij të jetë sa më e shëndetshme të jetë e mundur.

Në vitin 2014, ai bëri operacionin e dytë të zemrës për të zëvendësuar valvulën pulmonare. Operacioni rezultoi i suksesshëm.

Me një kujdes të vazhdueshëm të gjendjes dhe me një mënyrë jetese të shëndetshme, Klodi tani bën një jetë normale dhe vazhdon të ndjek pasionin e tij për ciklizmin.