MENU
klinika

Ku po shkojnë?

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit tërhiqen nga Parlamenti

28.03.2019 - 12:24

Protestuesit e opozitës janë larguar nga sheshi para Parlamentit, ndërkohë që ish-deputeti Flamur Noka i ka bërë apel ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të mos përdorë dhunë.

“Nuk mbahet pushteti me policinë e krimit e me banda droge”, është shprehur Noka.

Pas apelit për Lleshajn, Noka u ka bërë thirrje protestuesve që ta ndjekin në një marshim.

Protestuesit e opozitës të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë zhvendosur tek Ministria e Brendshme.