MENU
klinika

Situata politike

Përfaqësuesja e SHBA takim me Bashën

06.03.2019 - 11:00

Përfaqësuesja e SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Zëvëndës ambasadorja do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare.

Deputetët e opozitës, vendosën të djegin mandatet parlamentare si e vetmja masë ekstreme për t’u përballur me qeverinë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje palëve për dialog, ndërkohë që lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas.