MENU
klinika

Benz-i me targa false

Përgjimet/ Zbulohet emri i personit që qëlloi Jurgen Kurtin

27.03.2019 - 12:16

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jurgen Kurtit.

Mësohet se është zbardhur emri i personit që e qëlloi për vdekjen 26-vjeçarin.

Autori i krimit është identifikuar si Klodjan Bane 38-vjeç nga Patosi.

Ndërkohë për makinën me të cilën është kryer atentati mësohet se ishte ne pronësi të personit që ëshë ende në kërkim.

Për të humbur gjurmët ai i kishte mbivendosur makinës targa false.

Bane nuk ka njohje personale me viktimën, por mendohet se ka qenë i paguar sëbashku me tre të të tjerët që kanë rënë në prangat e policisë.