MENU
klinika

Historia e Valbonës

“Nga gjakderdhja zbulova kancerin gjinekologjik”

31.03.2019 - 18:15

Njohuria është fuqi: Simptomat e kancerit gjinekologjik

Të gjitha gratë janë në rrezik për kancer gjinekologjik dhe rreziku rritet me moshën. Ju mund të ulni rrezikun për disa prej këtyre sëmundjeve.

“Unë kam pasur fibrioma për vite, por ishte një gjakderdhje e rëndë anormale që më shtyu të shkoja të mjeku”, tha Valbona.

“Sapo kisha kaluar menopauzën, por herë pas here kisha gjakderdhje shumë të rëndë. Mësova se kisha kancer të mitrës.

Unë bëra një operacion për të hequr kancerin dhe nuk kisha më nevojë për trajtim të mëtejshëm. Kanë kaluar 10 vjet dhe jam pa kancer. Unë jam e bekuar që kam një rrjet miqsh dhe familjesh ku mund të mbështetem. Shpesh e tregoj historinë time me njerëzit në komunitet për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes.

kancer gjinekologjik-konica.al
kancer gjinekologjik-konica.al

I inkurajoj gratë që të dëgjojnë trupat e tyre. Si gra, ne mendojmë se duhet të bëjmë gjithçka. Sigurohuni që të gjeni kohë dhe për veten; gjeni hapësirë për veten tuaj, dhe gëzoni, mbajeni stresin larg vetes pasi është një shkaktar kryesor i shumë sëmundjeve!

Filloni me vetë-kujdesin dhe vetë-shërimin. Nëse nuk jeni mire vetë, ju nuk mund të bëni asgjë për askënd tjetër.”

Cilat janë kanceret gjinekologjikë?

Kanceri gjinekologjik është kancer i organeve riprodhuese të grave.

Pesë llojet kryesore janë:

-kanceri i qafës së mitrës, ovarian, mitrës, vaginal dhe vulvore.

Cilat janë simptomat e kancerit gjinekologjik?

kancer gjinekologjik-konica.al
kancer gjinekologjik-konica.al

Nëse keni gjakderdhje vaginale që është e pazakontë për ju, veçanërisht nëse keni kaluar tashmë në menopauzë, menjëherë shkoni tek një mjek.

Nëse vëreni ndonjë shenjë ose simptomë tjetër të pashpjeguar që zgjat dy javë ose më shumë, bisedoni patjetër me mjekun.

Simptomat nuk janë të njëjta për të gjithë, dhe çdo lloj kanceri gjinekologjik ka simptoma të veta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?

Jeni të pavetëdijshëm

Çfarë ndodh gjatë anestezisë?