Gjatë natës një aksident me pasojë vdekjen e një personi përgjaku aksin rrugor Lushnje-Fier.
Sipas njoftimit të policisë viktima është shtetasi N.N, 53 vjeç banues në Fier.
Shtetasi B.S, 52 vjeç duke drejtuar makinën e tij ka përplasur për vdekje shtetasin N.N.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.