Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, është shprehur se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë lidhje me çështjen e konfliktit mes dy privatëve pranë Shkollës “Petro Nini Lurasi”.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kryebashkiaku Veliaj thekson se konflikti i pronarëve të tokës me banorët e ndërtesës me shtesa pa leje është trajtuar në gjykatë dhe se kushdo që e politizon këtë çështje, na kujtojnë prej kujt i kemi peshqeshe këto gjykata e këto plagë me pronat.
“Bashkia Tiranë nuk ka ASNJË përfshirje të PNL, as ka PDV apo leje ndërtimi! Konflikti i pronarëve të tokës me banorët e një ndërtese me shtesa pa leje është trajtuar në GJYKATË! Ata që e politizojnë na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata e këto plagë me pronat”, shkruan Veliaj.
Veliaj gjithashtu shpreh gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të strehuar familjet që preken në banesat sociale të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet.
“E megjithatë @BashkiaTirane është gati që SOT t’i ofrojë mbështetje me BANESA SOCIALE në kushte shumë më të mira se katet pa leje të gjithë familjeve të prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATËVE për pronat, kontratat e llogaritë e tyre, pavarësisht vendimit të gjykatës! EV”, nënvizon kryebashkiaku.