MENU
klinika

Elezi: Jo më kjo amnezi kolektive

“Përrallë nga e kaluara” në Austri

17.03.2019 - 15:59

Festivali i Filmit Crossing Europe, në Linz të Austrisë, që ngre siparin nga 25-30 prill, do të ketë vend edhe për kinematografinë shqiptare. Iris Elezi, regjisore, njëkohësisht drejtore e arkivit të filmit, është marrë me përzgjedhjen e filmave që do të prezantojnë faza të ndryshme në kinematografinë tonë, në hapësirën kushtuar kinemanë shqiptare në “Crossing Europe”.

Tashmë, 27 vjet pas rënies së diktaturës në Shqipëri, ende njihet shumë pak kinematografia e këtij vendi të vogël të Evropës Jugore. Si bashkëthemeluese e nismës “Projekti i Kinemasë Shqiptare – ACP”, Elezi ka punuar për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare kinematografike.

Ajo është auore e disa shfaqjeve filmike në sensibilizimin e publikut për realizimin e filmave në kohën e Kinostudios, filma që një pjesë e publikut i refuzon. Ajo shprehet se përpjekjet për rivlerësimin kritik të trashëgimisë kinematografike shqiptare, do ndikojnë patjetër mbi edukimin për identitetin kulturor, duke theksuar: “Duhet të çlirohemi nga kjo amnezi kolektive”.


Përzgjedhja e filmave prej saj, ndahet midis filmave të prodhuar në të kaluarën dhe prodhimeve më të reja. Krahas tre filmave artistikë të vitive ’70-të, me autore regjisoren Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu komedinë e dashur, të realizuar pas vdekjes së diktatorit Hoxha, nga njëri prej figurave qendrore të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Pjesa e programit me filma të prodhuar rishtazi, ofron një prezantim ideal në universin e kinemasë shqiptare, me dokumentarin-esse të kritikut Mark Cousins, “Këtu ka dragonj”.


Kjo pjesë, gjithashtu, plotësohet me dy filma të tjerë: “Bota” nga Iris Elezi dhe prodhimi më i fundit, shumë i suksesshëm, që u shfaq në festivale të shumta ndërkombëtare, “Nëntor i ftohtë”, nga Ismet Sijarina.

“Përrallë nga e kaluara”, “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij’ dhe “Kur po xhirohej një film”, janë prodhime që na njohin me kinematografinë shqiptare të para viteve ‘90-të.

 

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit