Kalimin nga pijedashës në pijanec e ndan vetëm një vijë e hollë.
Sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data, në Shqipëri rreth 1.66% e popullsisë është e prekur nga varësia e alkoolit.
Bazuar në këto të dhëna vihet re se përqindja në Shqipëri është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit.
Përqindja në vendet e tjera të rajonit:
-Në Mal të Zi, përqindja është rreth 1.69%e popullsisë
-Në Maqedoni, përqindja është rreth 1.7% e popullsisë
-Në Serbi, përqindja është rreth 1.8% e popullsisë
-Në Bosnje është përqindja më e lartë e rajonit, rreth 2.8% e popullsisë
Teksa varësia ndaj alkoolit është renditur tek tre sëmundjet mendore më të përhapura.
Në botë përqindja e popullsisë e prekur nga varësia nga alkooli është 1.37% më e ulët se në Shqipëri.
Grupi i sëmundjeve mendore janë një sfidë që ka prekur të gjithë globin dhe që përveç vështirësisë dhe kujdesit që duhet për rikuperim, kërkon ka edhe stigmatizimin dhe diskriminimin që u bëhet të sëmurëve.
Ky grup sëmundjesh ka kosto mjekësore duke nisur nga barnat dhe terapitë si edhe kosto direkte si:
-produktiviteti i humbur
-ditët e humbura të punës
-shpenzimet për mirëqenie sociale
Sa është mosha e vdekjes për pacientë të diagnostifikuar?
-Për shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë mosha e vdekjes është edhe më herët se 20 vjeç./ E.S