23.03.2019 - 17:05
Oficerët e Krimeve të Rënda kanë ngritur pistat e para për vrasjen mafioze të avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Deri tani mësohet se hetimet janë përqëndruar te detyra e tij si avokat.
Përsa i përket autorëve të vrasjes, mendohet se mund të jenë vrasës me pagesë që mund të kenë marrë porosi për vrasjen e 50-vjeçarit.
Dy pistat e hetimit:
-Pista e parë mendohet të jetë vrasje për shkak të detyrës apo i çështjeve të fundit që ai ka mbrojtur në proceset gjyqësore
-Pista e dytë mendohet të jetë vrasje për shkak të miqësisë që ka me anëtarë të familjes Çapja në Elbasan