MENU
klinika

Nga Përparim Gjeka

Platforma Anti-Tranzicion ne Shqipëri

20.03.2019 - 20:28

Polarizimi i shoqerise ne Shqiperi eshte duke kapur nje nder kulmet me te larta ne histori, pasqyruar me lufte te hapur llogoresh mediatike, sharje ne rrjete sociale, protesta anti-qeveritare, pershkallezim dhune nga opozita dhe kunderpergjigje nga pushteti, sa te krijohet pershtypja e nje prag lufte cilvile. Por pse gjithmone vendi yne shpesh kalon ne faza te tilla ne kete periudhe tranzicioni?

Pse konflikti politik e social rremben kohen aq te cmuar per pune konkrete qe nga Kryeministri qe fyen njerez te panjohur ne Facebook dhe lufta me Like nga ministrat deri te dalja e opozites nga sistemi politik ne vend qe te ishte ne Kuvend per te bere oponencen e qeverise dhe te prezantonte ligje me te mira ne dobi te votuesve te vet? Pse Shqiperia nuk ka nje sistem auto-mbrojtes dhe konfliktet perplasen te nderkombetaret per pajtim dhe zgjidhje? Perse nuk shperfaqet asnje zgjidhje me interes kombetar dhe mbi palet politike si rezultat I nje mendimi te kualifikuar publik, te ftohte, me aq autoritet moral dhe thellesi logjike te pakundershtueshme sa te degjohet nga te dy palet dhe te pranohet nga gjithe populli? Dhe ne fund te fundit a ekziston nje zgjidhje e arte e tille sipas se ciles te gjitha palet nuk do te humbnin dhe Shqiperia do te fitonte?

perparim gjeka-konica.al
perparim gjeka-konica.al

Analiza e meposhtme perpiqet te arrije te kjo zgjidhje mbeshtetur ne tre parime kryesore, a. objektivitet per gjendjen, b. paanshmeri relative ne raport me poziten dhe opoziten aktuale politike dhe c. interesi kombetar mbi ate partiak. Ky shkrim pra e trajton gjendjen dhe tenton te jape zgjidhje konkrete ne nje nivel mbi-politik, pra ne nivelin kombetar, jo si do ishte me mire per ‘politiken e llogoreve”, por si do duhet te veprojne dhe nderveprojne gjithe aktoret politike dhe shoqerore ne Republiken e Shqiperise per te miren e tyre dhe fundin e tranzicionit politik ne vendin tone si dhe fillimin e rritjes si shtet i barabarte mes te barabartesh ne Europen Perendimore ku e kemi vendin jo vetem gjeografikisht. Analiza perpiqet te jete sa ma reale dhe te zbatoje teoremen se politika eshte arti i se mundshmes dhe i kompromisit, jo i ideales dhe i luftes. Per te ndjekur logjiken e analizes me poshte do te na duhet te bejme disa perkufizime dhe marreveshje fjale.

I.
Agravimi i luftes politike ne permasa te pandeshura me pare ne fakt eshte simptoma e pare e kristalizimit te idese se pergjithshme nder shqiptare se ka ardhur koha per fundin e tranzicionit politik (me gjithe pak te mirat dhe shume te zezat e tij) ne Republiken e Shqiperise, dhe eshte pra pasoje e ketij presioni popullor. Nese politikanet dhe strateget e tyre politike jane te zene me shahun e tyre politik, cic-micet dhe sterkembeshat e dites me kundershtarin politik, shqiptaret ne mase e kane shume te qarte rrugen e tyre per te ardhmen; urgjentisht ti jepet fund tranzicionit drejt nje shoqerie me te vertete demokratike te formatit te europes perendimore duke fajesuar per kete zgjatje tranzicioni pushtetin e gjithe ketyre viteve.

II.
Te gjithe biem dakord se ketij tranzicioni i duhet dhene fund, me fund per lehtesi perkufizimi kuptohet qe a) politikisht secili voton ashtu si i do qejfi pa u pyetur nga askush per ke do votosh dhe per ke votove, si dhe votat numerohen elektronikisht sipas vullnetit real te populli e ndahen proporcionalisht sipas nje formule sa me perfaqesuese, b) ekonomikisht nuk ka me vende pune dhe tendera te dhene pa gare reale, sepse kjo eshte te vjedhesh te gjithe ne, nuk zhvillon vendin dhe ul produktivitetin e punes, c) juridikisht te gjithe u binden ligjeve dhe gjykatave te cilat respektojne te drejten civile te cdo individi dhe japin gjykime te drejta pa marre ryshfete.
Ata qe besojne se pushteti aktual brenda dy viteve qe i kane mbetur normalisht deri ne zgjedhjet e radhes do jete ne gjendje te arrije fund-tranzicionin sipas ketij perkufizimi pa asnje ndryshim, ju falemderit qe keni lexuar deri ketu sepse cka do trajtohet me poshte ndoshta nuk do ta kuptoni dot ose nuk do ta ndjeni te nevojshme. Por nese do ishit te gatshem te jeni pak me realiste dhe te pranoni se interesat partiake dhe vetjake nese vihen mbi ato kombetare, heret ose vone do te dalin zbuluar dhe nuk do mund te gezohen te mirat e siguruara asodore, mund ta vazhdoni leximin.
III.
Te gjithe mund te kemi preferenca politike, majtas-djathtas ose per nje parti politike aktuale, por denigrimi i kundershtarit politik si burimi i te gjitha problemeve eshte i gabuar, per arsye se per rreth 30 vjet rreth 30 parti politike kane qene me radhe ne parlament e ne pushtet perfshire keto aktualet dhe te gjithe ne si zgjedhes kemi pergjegjesine kryesore per zgjedhjen e tyre dhe/ose per lejimin deri me sot te tranzicionit. Ne kete prizem, denoncimi i te zezave te kundershtarit politik dhe revolta nepermjet protestave per permbysjen e pushtetit aktual per tu zevendesuar me ate paraardhes nuk eshte jo vetem i mjaftueshem por nuk eshte as mjaftueshmerisht i moralshem. Ata qe besojne se vetem me protesta paqesore (dhuna nuk trajtohet nga kjo analize si opsioni me i keq i mundshem; qellimi eshte per te rrezuar tranzicionin dhe jo per te rrezuar shtetin) do te arrijne te rrezojne kryeministrin aktual, falemnderit qe keni lexuar deri ketu sepse cka trajtohet me poshte ose nuk do ta kuptoni ose nuk do ta ndjeni te nevojshme. Por nese do te kuptonit se protestat sado masive dhe te drejta te jene ne thelb jane nje menyre antagonizmi qe nxit jo vetem konfliktin, por edhe rremujen sociale dhe ne cdo rast eshte e dyta zgjidhje me e mire qe vjen pas dialogut, do ju lutem te vazhdoni leximin.
IV.
Kjo analize nuk merr parasysh zgjidhje me teori konspiracioni me nderkombetare etj, si dhe nuk beson symbyllazi se reforma ne drejtesi do te jete shkopi magjik qe do i japi zgjidhje te shpejte tranzicionit ne Shqiperi edhe pse eshte me shume se e nevojshme. Gjithashtu nuk merr parasysh zgjidhje te tipit deux ex machine si psh. hapja e negociatave per anetaresim ne BE i jep automatikisht fund tranzicionit, ose pazare te oreve te fundit midis forcave politike te cilat jane filma te pare nga publiku nga te cilet nuk mund te priten epiloge te tjera, pervec zgjatjes se agonise se tranzicionit ne Republiken e Shqiperise.

paketa anti tranzicion-konica.al
paketa anti tranzicion-konica.al

V.
Ne pushtet kemi praktikisht nje parti politike e qeverine e dale nga Partia Socialiste, Kuvendi eshte i kontrolluar dhe i dale prej kesaj partie, sistemi juridik eshte minimalisht jo aktiv dhe maksimalisht kunder-produktiv (me afer gjysmat e te kaluarve ne vetting gjetur te korruptuar) kurse mediat kryesore jo kritike me qeverine, shtojca si KLSH dhe Avokati I Popullit nuk kane fuqi ekzekutive dhe si pasoje ndarja e pushteteve dhe sistemi check and balance ne Shqiperi eshte jo efektiv dhe qeveria nuk ka presion te jashtem te qenesishem per te performuar ne maksimumin e mundshem ne interes te zhvillimit te vendit. Ky eshte nje handikap i sistemit qe ka nje rrisk te larte, qe ne kemi pare te reflektuar deri te kompani fantazem kane arritur te fitojne miliona dollare tendera ne Shqiperi. Pra ne keto kushte eshte mire per te gjithe edhe per vete qeverine dhe poziten nese do te kishte nje autoritet moral qe do ti bente opozite konstruktive ne ndryshim nga opozita politike zyrtare qe ajo e quan “opozite destructive”. Ndersa nuk merr parasysh opozicionin e opozites zyrtare, qeveria ne fakt eshte e ndergjegjshme per opozicione te grupeve te tjera shoqerore, nga presioni i te cilave ndonjehere ka bere hapa pas, ne ndryshim me opozicionin e opozites te cilit i eshte pergjigjur dhemb per dhemb. Pra jemi ne kushtet kur pozita eshte shume e forte dhe opozita shume e dobet, keshtu qe nga kendveshtrimi kombetar, te gjithe parimisht duhet te jemi te interesuar te kemi nje opozite me te forte per nje balance me te drejte.
VI.
Opozita parlamentare e dale nga zgjedhjet e fundit eshte Partia Demokratike dhe LSI, kurse opozita konsistente politike eshte kryesisht PD meqenese LSI ka bashkeqeverisur me PS dhe ka Presidentin akoma ne pushtet si rezultat i asaj bashkeqeverisjeje, e per keto arsye nuk do te merret parasysh si force sinjifikative ne kete analize. PD me gjithe rezervat qe nuk ka arritur te behet nje alternative fituese qeverisese, per hir te se vertetes ka bere perballje politike me disa rezultate konkrete ne interes te Kombit si nxjerrja nga parlamenti apo pushteti lokal te individeve me histori kriminale ne kuadrin e ligjit te dekriminalizimit, ka bere nje perballje pa kompromis kunder kanabizimit te vendit, ka denoncuar afera korruptive flagrante dhe u ka dhene jehone zerave te pafuqishem te neperkembur nga pushteti. Pra pjese e opozicionit me qeverine jane te gjitha partite politike qe jane krijuar per te qene ne pushtet por aktualisht nuk jane, me ne krye Partine Demokratike si formacioni i organizuar opozitar me i forte politik ne vitin 2019.

VII.
Ne opozicion te forte me pushtetin jane grupet shoqerore qe kane protestuar hapur kunder pushtetit si studentet, pedagoget, naftetaret, minatoret, banoret qe preken nga taksa e rruges se Kombit, artistet e Teatrit, banoret e pronave te grabitura me maliq-ligj ose te pademshperblyer per pronat e sekuestrura nga shteti, perfshire banoret e Bregut, ata te Unazes se Re etj.
Ne opozicion te heshtur me pushtetin jane arsimtaret, punonjesit e shendetesise dhe te tjere punonjes shteterore qe nuk iu eshte rritur rroga ne menyre te ndjeshme qe prej qeverise Berisha ne vitet 2000.
Ne opozicion me qeverine jane fshataret qe nuk kane te ardhura te tjera pervec daljes ne treg me prodhimet e tyre, por qe nuk shohin tregje te reja dhe aftesi blerese te rritur duke hedhur ne kanal prodhimet e tyre shtuar keshtu pamundesine per te investuar ne sherbime per prodhimin e vitit tjeter.
Ne opozicion me qeverine jane edhe pensionistet, te cilet nuk kane pare rritje reale te pensioneve vitet e fundit, pensione te cilat shumica harxhohen per ilace dhe perbejne nje grup te madh votuesish ne pergjithesi dhe te PS ne vecanti.
Ne opozicion me pushtetin jane te rinjte qe kerkojne pune, por nuk gjejne, paguajne para nen dore per nje vend pune ne shtet dhe duan disa vite te fitojne nga rroga e ulet “kthimin e investimit”. E keshtu shumica detyrohen te emigrojne dhe provojne fatin endur neper Europe, Amerike e deri ne Kine. Shume prej tyre midis presionit per te derguar para ne familjet e tyre dhe pamundesise si rezultat i kualifikimit te munguar profesional zgjedhin rrugen e shkurter dhe te rrezikshme te krimit, trafikimit dhe tregtise se droges e prostitucionit, vjedhjes dhe grabitjes me dhune etj. Kur perfundojne neper burgje ata fajesojne tranzicionin dhe pushtetin si shkaktare te dramave te tyre.
E ja ku vijme edhe te nje opozicion tjeter i madh ne numer dhe potence ndonese jo aq aktiv ne vendlindje, emigrantet qe sipas censusit te fundit me vetem 2 milione e teteqind mije banore active ne Shqiperi, perbejne rreth 30% te shtetasve. Nese nga keta te themi 10% jane integruar aq sa nuk kane asnje lidhje te qenesishme me vendlindjen pervec se kane ruajtur dyshtetesine, 20% e emigranteve kane lidhje teper te ngushta, kane pjesetare familje, prona, para ne banka, biznese, qofte edhe nostalgji te madhe dhe kthehen shpesh ne vendlindje per pushime etj. duke harxhuar para. Eshte e njohur se remitancat nga emigrimi perbejne te ardhurat kryesore ne valute per te ruajtur balancat e politikave monetare ne vendin tone. Pra keta kontributore te medhenj te ekonomise ndihen te tehuajsuar, te shfrytezuar, te neperkembur, te paperfillur, te lodhur nga sherbimet publike te detyruara, por te shtremberuara shteterore. E mbi te gjitha mbajne mbi shpine perbuzjen e shteteve ku jetojne vetem se jane shqiptare, sepse shteti i tyre eshte i pafuqishem, i perfolur, i dobet, i akuzuar si Kolumbia e Ballkanit. Tranzicioni i stergjatur i ka lodhur shume emigrante, sepse gjithmone kane shpresuar se nje dite Shqiperia do behet me mire e ata do kthehen, duke mos qene te fokusuar por te dyzuar midis vendlindjes dhe shtetit ku punojne, shumica nuk kane arritur te ngrene suksesin qe kane enderruar askund. Emigrantet pra jane establishmenti me i madh thuajse homogjen anti-tranzicion, sepse duke bere shume mire ndryshimin e vendeve ku punojne me Shqiperine nga njera ane me lehtesisht i vene re diferencat e medha ne kushte jetese e me gjere, nga ana tjeter afrimi politik me nje parti te caktuar ne Shqiperi eshte me i dobet duke i bere ata me mendjehapur. E nderkohe te gjithe keta jane ende shtetas te Shqiperise me te drejte vote, te gjithe do donin te ishin krenar per vendin e tyre, dhe do te jepnin shume nga vetja nese besojne se nga kontributi i tyre, fundi i tranzicionit do te ishte i afert per Atdheun.

VIII.
Sic shihet nga analiza e mesiperme, opozicioni kunder qeverise eshte shume me teper se opozita politike. Opozita politike e ka te qarte kete opozicion dhe fuqine e tij, duke ndjere mbeshtetjen e tij beri levizjen e lenies se mandateve si prove e pare dhene opozicionit se eshte ne anen e tij dhe jo pjese e fasades se demokracise si ndihmese e tranzicionit. Levizje e zgjuar dhe e domosdoshme per tu shkrire me popullin dhe shtuar radhet e veta nga radhet e opozicionit. Por si cdo ta shohim me poshte jo e mjaftueshme per te prodhuar tektoniken e nevojshme per fillimin e fund-tranzicionit shqiptar, sepse opozita politike nuk ka gjetur akoma strategjine e duhur dhe taktikat perkatese, si formula e vetme per kapercimin e ngercit politik dhe hapjen rruge te proceseve anti-tranzicion.
Strategjia e opozites politike pra kalon nga opozicioni, opozita politike nuk mund te fitoje ndeshjen politike ne ringun pozite-opozite, sepse po godet nje lojtar me peshe me te rende dhe me gjyqtarin e ndeshjes kunder (nderkombetaret), keshtu qe raund pas raundi me protesta qe nuk po zhbllokojne ngercin politik do te ndjeje lodhje. Goditjet duhet te jene politike dhe jo goditje force. Nese do te zhvendose ndeshjen ne ringun tjeter, ate opozicion-qeveri, situata ndryshon plotesisht: Pesha e boksierit opozicion eshte me e rende se e qeverise dhe gjyqtari nderkombetar do te ishte objektiv nese kerkesat qeverise i adresohen me kulture demokratike nga perfaqesuesit e gjithe popullit. Keshtu qe sfida e pare e anti-tranzicionit shqiptar eshte te formohet establishmenti i qendrueshem Opozicion. Per te gjetur dhe vene ne pune mekanizmin e duhur per kete kerkohet perulesi dhe largpamesi duke vene interesin kombetar mbi ate personal apo te grupit.

kolana e librave

Per te kuptuar kete mekanizem na vjen ne ndihme nje histori nga Kina e fund-revolucionit kulturor dhe fillimi i zhvillimit galopant gjate 40 viteve te fundit. Pas vdekjes se Kryetarit Mao ne fuqi erdhi nje udheheqesi mediokre e emeruar prej tij qe per disa vite me gjithe perpjekjet e gjithanshme nuk po arrinte te ngrinte ekonomine duke u mbeshtetur vetem ne tezat marksiste. U detyruan, thirren ne ndihme dhe bene te pare nje udheheqes te zgjuar qe kryetari Mao e kishte lene ne hije si viktime e luftes per pushtet, Ten Hsiao Pin. Teni pasi beri nje analize te shpejte vuri re se dy ishin problemet me te medha qe kishte lene pasoje revolucioni kulturor, arsimi dhe ekonomia. Ekonomia donte njerezit me te zote ne krye qe ishin lene ne hije si ai vete, edhe shkollat e larta ishin mbyllur. Dhe kete e beri shpejt. Por ekonomia perseri nuk po jepte shenja permiresimi. Atehere kerkoi investigim te sakte ne terren, per shkaqet etj. Te gjitha raportet ishin te ngjashme dhe te gjitha shkaqet ai i dinte, vetem se nuk kishte asnje formule te sakte se si ti zgjidhte pervec asaj kapitaliste, te cilen udheheqesia maoiste nuk mund te pranonte kurrsesi. Ne morine e raporteve i terhoqi vemendjen nje fshat qe nuk vuante per buke perkundrazi realizonte gjithmone planin. Urdheroi te investigohej arsyeja me hollesi por askush ne fshat nuk e tregonte sekretin, sepse nese e thoshte kishte frike se penalizohej nga ligjet ne fuqi. Por njerezt e Tenit zbuluan se fshataret edhe dilnin ne qytet dhe shisnin prodhime, keshtu u kuptua e verteta. Kryetari i kooperatives kishte rene dakord ne mirekuptim me te gjitha familjet qe secila do te kujdesej per nje ngaster toke, do te dorezonin ne shtet perqindjen qe u takonte per planin dhe pjesen e mbetur sado te ishte e administronin vete si te donin, keshtu qe ata u benin sherbime ngastres se tyre me qellimin qe pjesa e tyre te ishte sa me e madhe. Fshataret ishin aksionere dhe perfitues direkt ne prodhim, prandaj interesoheshin dhe punonin me shume ne ngastren e tyre, keshtu qe produktiviteti total qe i larte. Sipas ketij modeli u be reforma e pare bujqesore ne Kine qe shpetoi miliona nga uria.
IX.
Te kthehemi te riformatimi qe duhet bere ne Shqiperi ne rastin tone. Te gjithe anetaret e opozicionit duhet te ndihen aksionere dhe te behen perfitues direkt te reformave antitranzicion me qellim qe te bashkohen per kete qellim te perbashket. Mekanizmi thelbesor per kete eshte organizimi i nje establishmenti te perbashket opozicion, sa me perfaqesues, te strukturuar, te besueshem, me artikulacion te qarte politik dhe atdhetar dhe i pozicionuar qarte si entiteti i munguar deri tani mbi qeverite e radhes, deri ne fundtranzicionin ne Republiken e Shqiperise. Ky entitet kombetar mbi-politik do te sherbeje si perfaqesues mbarekombetar i interesave te shtetasve shqiptar, garantor i stabilitetit, ushtrues i presionit mbi qeverite per reformat e duhura per zhvillim kombetar pertej edhe politikave integruese dhe interesave te Bashkimit Europian, si rrjedhoje edhe nje interlocutor midis qeverisjes dhe komunitetit nderkombetar me fuqine morale te te gjithe aksionereve direkt te te gjitha sensibilitetive ne kete vend.

Konkretisht, ngarkohet Partia Demokratike si opozita politike zyrtare, e besuar nga shqiptaret ne pushtet per gati gjysmen e tranzicionit dhe e paguar me djersen e taksapaguesve shqiptare per gjashte vitet e fundit ne Kuvend, pas nje mea-culpa te sinqerte per mosarritjen e fundtranzicionit kur ishte ne pushtet dhe bashkepergjegjese kryesore per gjendjen aktuale te veshtire ku ndodhet vendi te inicioje hapat te formoje komisionin nismetar sa me gjitperfshires i cili te therrase dhe organizoje Kuvendin e Delegateve Antitranzicion KIDA me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga gjithe opozicioni shqiptar me ulese te garantuara si me poshte:

1. Deputetet opozitare te Kuvendit te Shqiperise te dala nga zgjedhjet e fundit, pra te gjithe ata qe dorezuan mandatet
2. Te gjithe kryetaret e Partive politike te regjistruara dhe ligjerisht aktive ne Republiken e Shqiperise si perfaqesues te te gjitha rrymave dhe sensibileteve politike
3. Nga nje Perfaqesues te te gjitha sindikatave profesionale te rregjistruara, si ato te arsimit, te naftetareve, minatoreve, te mjekeve, te dentisteve, te avokateve, ekonomisteve etj.
4. Nga nje perfaqesues te te gjitha shoqatave te regjistruara OJF, si ato te mbrojtjes se konsumatorit, te bujqesise, te turizmit, te mjedisit, te medias, dhomat e tregtise dhe industrise etj.
5. Nga nje student I zgjedhur me vote nga trupa e studenteve te cdo universiteti dhe nga nje pedagog i zgjedhur me vote nga trupa e pedagogeve nga cdo universitet ne Shqiperi
6. Nga nje perfaqesues te cdo medie te regjistruar dhe aktive
7. Te gjithe anetaret e Akademise se Shkencave te Shqiperise
8. Te gjithe shtetasit me Phd. Doktorature te mbrojtur ne nje nga 100 universitetet me te mira te botes.
9. Te gjithe ish-Presidentet, ish Kryetaret e Kuvendit, ish kryeministrat, ish-Kryetaret e KQZ, ish Kryetaret e Kontrollit te larte te Shtetit, Ish avokatet e Popullit
10. Shtetas shqiptare te spikatur me cmime ne arenen nderkombetare ne fushat e tyre te shkences, artit, letersise, biznesit etj. me vepra te njohura e gjithepranuara nderkombetarisht, pra shkalla me e larte e inteligjencies shqiptare
11. 20 % e shumes se vendeve si me lart jane te rezervuara per emigrantet: Kryetaret e Shoqatave te Diaspores dhe uleset e tjera mbushen ne proporcion te drejte me numrin e pergjithshem te emigranteve te regjistruar pra me shume Greqia dhe Italia e me pak shtetet e tjera. Keta gjithashtu zgjidhen me votim ne nje dite te caktuar ne ato vende.
Kjo liste mund te behet edhe me cilesore dhe perfaqesuese, por ne pergjithesi kjo liste formon pak a shume opozicionin real ndaj qeverise(ndaj cdo qeverie qe do te vije). Edhe pse eshte e kuptueshme qe nje pjese e te njoftuarve nuk do te marrin pjese ne perurimin dhe seancat e Kuvendit te delegateve antitranzicion, ata qe do te ulen ne keto vende do te jene mjaftueshem te bejne punen e pritur prej ketij Kuvendi si me poshte:

X.

1. KIDA pavaresisht se eshte nje Kuvend Vullnetar funksionon me rregullore dhe organizim si Kuvend Popullor, ku shumica eshte me anetare jo politikane aktive profesioniste, pra eshte mbi politik, nuk perfaqeson asnje parti politike, nuk i mbivendoset asnje partie politike dhe nuk ndjek axhenden e asnje partie politike. Cdo delegat diskuton ne séance plenare lidhur me shqetesimet qe perfaqeson dhe jep ide, me te mirat e te cilave perqafohen nga te gjithe dhe artikuohen ne vendime me karakter kombetar me parakonsesus (pra jo me shumice votash) dhe iu sugjerohet aktoreve ekzekutive ne Republiken e Shqiperise.
2. Pasi delegati me moshen me te madhe hap seancen, zgjidhet kryetari dhe dy nenkryetare nga te pranishmit me votim dhe me kusht qe kryetari nuk eshte anetar i asnje partie politike, nenkryetari i pare eshte I propozuar nga Opozita zyrtare dhe i dyti anetar i shquar I Diaspores nese Kryetari nuk eshte zgjedhur nga radhet e saj. Votohet edhe nje relator per mediat, shume i qarte dhe I artikuluar politikisht si zedhenes politik i Kuvendit te Delegateve per te koordinuar deklaratat e shtypit dhe qendrimet per media ne emer te DIKA ne periudhen midis dy mbledhjeve.
3. Votohen komisionet sipas modelit te Kuvendit Popullor ku tre komisioneve kryesore me para-konsensus u caktohen detyrat kryesore si vijon:
a- Komisioni per ceshtje politike dhe zgjedhje te Lira dhe te ndershme, te hartoje ligjin dhe ndjeke implementimin e tij si dhe mandatohet per dialog politik me poziten dhe qeverine, bashke me kryesine e Kuvendit.
b- Komisioni Ligjor me detyre kryesore te hartoje ligje ne perputhje me nevojat e te gjithe delegateve dhe tja kaloje per miratim Kuvendit Popullor, psh. te ushtroje trysni qe statusi I naftetarit te zbatohet me akte nenligjore dhe te filloje te levrohet fondi perkates. Detyre tjeter kryesore e ketij komisioni ne bashkepunim me ate te ekonomise eshte te ndiqen deri ne vrimen e miut se si jane harxhuar leket e buxhetit te shtetit ne dhjete vitet e fundit, ku jane shperdoruar, kush eshte pergjegjesi konkret dhe pasi te behen publike, materialet ti kalohen prokurorise.
c- Komisioni i Ekonomise duhet te hartoje prioritetet e zhvillimit kombetar te detyrueshme per cdo qeveri, psh. nese evidentohet se shtylle kryesore eshte turizmi shteti yne duhet te kete prioritet autostraden e Adriatikut bashke me linjen e trenit te shpejte, Slloveni Kroaci, Mali I Zi Shkoder, Durres Vlore Sarande, Preveze per tu lidhur direkt me burimin kryesor te turizmit nga zemra e Europes Gjermania, Polonia etj dhe pavaresisht ndryshimit te qeverive, ky prioritet kombetar nuk ndryshon. Gjithashtu te ndihmoje me nisma ligjore ne dobi te biznesit vendas dhe cdo perfaqesuesi te Opozicionit.
4. Komisionet e tjera me Kryetare dhe Zv.kryetare te alternuar ku vetem njeri mund te jete nga radhet e opozites politike vazhdojne punen sipas fushave te tyre me grupe pune ekspertesh qe mund te mos jene nga radhet e KIDA dhe evidentojne ne publik ne menyre periodike probleme dhe sugjerojne nje zgjidhje optimale duke ja referuar qeverise per ndjekje ne nje afat te caktuar, pa sharje dhe mllefe, cdo komunikim ne menyre teper te kulturuar. Psh. Komisioni i Arsimit duke pare qe ky sektor eshte i rendesise strategjike per zhvillimin e vendit dhe deri tani nuk eshte pare zgjidhje per disa probleme te mprehta, I kerkon qeverise te emeroje nje emer te spikatur te kauzes se Arsimit modern si minister Arsimi me afat 5 vjecar, me nje buxhet sa dyfishi i atij aktual dhe me marreveshje me opoziten qe nese vjen ne pushtet do te emeroje te njejtin Minister Arsimi, autonom ne kryerjen e reformes dhe administrimin e buxhetit te ministrise.

Te gjitha keto levizje si me lart, krijojne besim ne gjithe pjesetaret e opozicionit duke e bere me kompakt ate, krijon presion te qeveria per te punuar me mire dhe reformuar veten dhe si rezultat fiton Shqiperia. Ndryshimi i qeverise nuk eshte qellim ne vetvete, ne finale cdo gje behet per te miren e Shqiperise. Por ku ka siguri se “ky kryeminister i lidhur me krimin dhe I drejtuar nga ai” sipas opozites eshte ne gjendje te realizoje keto qe do i kerkohen nga Kuvendi i delegateve? Aq me teper kur eshte fjala per zgjedhje te lira dhe te ndershme ku luhet pushteti? E nese vertet behen zgjedhje ku ka siguri se ky kryeminister me metodat e blerjes, joshjes, kercenimit, propagandes mediatike etj. nuk i fiton perseri zgjedhjet ashtu si heren e fundit kur ai leshoi disa ministri ne zgjedhjet e fundit dhe perseri i fitoi.
Nese qeveria nuk zbaton kerkesat e arsyeshme te opozicionit, nxjerr qeverine zbuluar dhe i rrit kredibilitetin opozicionit, por nuk rrezon automatikisht kryeministrin, sepse ky eshte kryetari i Partise me te madhe ne Shqiperi dhe kete e ka zgjedhur ajo parti si kryetar dhe Kryeminister. Kjo nuk ndryshohet dot ne tavoline, me ultimatum, sepse PS nuk mund ta pranoje ate cka do te thote te nenshkruaje dhe pranoje humbjen edhe ne zgjedhje te pergjithshme, Keshtu qe ndryshimi vjen vetem nga vota, dhe problem eshte nese me vote te lire ne menyre ideale, kjo parti dhe “ky kryeminister i padenje per kete popull dhe i paafte” sipas opozites ne fakt vjen perseri ne pushtet, askush nuk ka goje te flase nga ana juridike edhe pse nga ana ekonomike shqiperia mund te shkoj keq e me keq nen ate qeverisje. Nese ndodh keshtu, opozita qe kerkon zgjedhje te parakohshme ne tavoline mban pergjegjesi kombetare sepse ne nuk do kemi asnje mundesi dhe mekanizem qe ta ndryshojme per kater vjet te tjere!? Ketu eshte pra thembra e Akilit, problemi i problemeve qe kemi ne si shoqeri. Ne kushtet kur ndarja e pushteteve check and balance nuk funksionon, cilat jane antitrupat qe mund te na mbrojne? Ja pse Kuvendi i delegateve si autoritet moral mbi politik eshte nje domosdoshmeri dhe nje vakum qe ne me shume pergjegjsi duhet ta mbushim sa me pare, te pakten deri ne fundtranzicion. Dhe vendi ka nevoje per kete proces me kohen e nevojshme dhe raundet e duhura per te percaktuar fituesin nderkohe qe publiku te kete kohe te zgjedhe lojtarin qe pelqen ne kushtet kur gjyqtari eshte i paanshem. Nese opozita politike aktuale nuk e merr seriozisht te realizoje Kuvendin e delegateve forca te tjera politike dhe atdhetare do te plotesojne kete vakum dhe opozita aktuale do rrezikoje seriozisht te rrudhet ndjeshem.
XI.
Nderkohe qe roli i Kuvendit te delegateve eshte i domosdoshem, ai eshte jo i mjaftueshem. Cilat jane hapat taktike qe duhen ndjekur konkretisht nga opozita politike ne koordinim me Kuvendin e Delegateve qe alternativa me e mire per udheheqjen e Shqiperise te fitoje? Qe te arrihet me konsensus te kemi zgjedhje te lira e te ndershme dhe per rrjedhoje te fitoje alternative me e mire

1. Pas zhvendosjes se ndeshjes ne ringun opozicion-qeveri, efektit te goditjeve me ane te Kuvendit te Delegateve qe zhvillon punimet paralalisht me Kuvendin Popullor, por natyrisht me i gjalle, me i vertete, me i lexuar, me prane halleve te popullit me diskutime brilante dhe te ndjera, me pergjegjesi historike para kombit, me sugjerime, ultimatume per qeverine, me nderkombetaret si fillim vezhgues dhe me pas mbeshtetes te kauzave te drejta te ngritura, opozita e bashkuar futet ne negociata me poziten ne kushte te favorshme.
2. Vendimi i pare, Opozita nuk futet ne zgjedhjet lokale pa miratim te nje kodi zgjedhor te drejte dhe negocion kodin zgjedhor me poziten, duke mos leshuar pe ne disa pika si depolitizimi i KQZ, votimi elektronik dhe votimi per emigrantet ne pikat e leshimit te pasaportave jashte shtetit.
3. Leshon pe duke mos kerkuar ikjen e kryeministrit dhe zgjedhje te pergjithme me qeveri tranzitore, dhe pranon te futet ne zgjedhje lokale me kusht qe: a)ministri I Arsimit te jete permanent per pese vjet per kryerjen e reformes ne arsimin. Kjo behet edhe per ctendosjen e ketij sistemi dhe depolitizimin permanent te tij pa u perdorur ne fushata elektorale. b. Mbarevajtja e zgjedhjeve eshte detyre vetem e qeverise, nese evidentohet qofte edhe nje shkelje e kodit zgjedhor e certifikuar nga OSBE, vendi shkon direkt ne zgjedhje te parakohshme. C. nese partia ne pushtet bashke me aleatet e vet, merr me pak se psh. 40% te votave per keshillat bashkiake, vendi shkon direkt ne zgjedhje te parakohshme sepse vertetohet qe mbeshtetja per qeverine ka rene. D. zgjedhjet lokale shtyhen per ne gusht kur shumica e emigranteve kthehen me pushime,
4. Kuvendi i delegateve miraton kandidatet e perbashket per kryetar bashkie nga radhet e opozicionit me vajzat dhe djemte me te mire te mundshem qe nje bashki posedon kudo ku personi jeton (kandidaturat e partive konkurojne me te tjere ne menyre te hapur, jo me zona te lira. Mund te ndodhe qe asnje parti politike te mos jete ne gjendje te kete asnje kandidat per kandidat dhe partite duhen te jene ne paqe me kete fakt), te gjitha kandidaturat konkurrojne me primare pas kalimit te fazes se pastertise se figures. Per kandidatet me te mire organizohen faqe zyrtare ne rrjete sociale dhe nxiten ndjekesit, pra zgjedhesit te propozojne dhe votojne me te miret. Keshtu zgjohen energji te reja nder emigrante te cilet kane fuqine ekonomike, intelektin dhe energjine per ndryshim. Ata ndihen pjese e ndryshimit dhe kjo fryme patjeter qe do evidentohet ne pjesemarrje te larte ne zgjedhje. Partite politike si te tilla tregojne secila forcen e vet vetem per keshillat bashkiake dhe te gjitha votojne per kandidatet e perbashket per kryetare bashkie.
Nese operacionet e mesiperme zhvillohen ne menyre rigoroze pas ketij procesi e votimi te drejte dhe pozita aktuale i ruan pozitat dhe i fiton bashkite do te thote qe kjo pozite eshte me te vertete alternativa me e mire per Shqiperine dhe zgjedhjet e pergjithshme jane te panevojshme. Puna e KIDA dhe e opozites fokusohet ne opoziten konstruktive, permiresimit te vetes akoma me shume dhe pergatitjet e zgjedhjeve te radhes pas dy vjetesh. Nese fiton opozita ne zgjedhjet lokale, jo vetem qe zgjedhjet e pergjithshme jane te mundura por edhe te fituara.