MENU
klinika

Sully Prudhomme

Poeti i botës së brendshme shpirtërore

16.03.2019 - 11:31

Çmimi Nobel në vitin 1901

Rene François Armand Prudhomme, lindi më 16 mars 1893, në Paris, në një familje të pasur tregtare. Fillimisht donte të bëhej inxhinier, por pas një sëmundje me sytë i dha fund trajnimit të tij në institutin politeknik. Ai studioi literaturë dhe, pas një ndërhyrjeje të shkurtër dhe të pasuksesshme në industri, u mor me drejtësi, edhe pse jo shumë entuziazt, dhe punoi në zyrën e një avokati.

Sully Prudhomme është shkrimtari i parë që mori çmimin Nobel për letërsi më 10 dhjetor 1901. Pjesën më të madhe të shumës së këtij çmimi ia kushtoi themelimit të një çmimi poezie dhënë nga Shoqata e Njerëzve të Letrave. Në vitin 1902 krijoi shoqatën e poetëve francezë dhe është nga partizanët e parë të Dreyfus. Krijimtaria e tij, shpesh e keqkuptuar, është e mprehtë, e vështirë dhe prozaike. Leconte de Lisle do ta quante nxënës mediokër. Sukesin artistik e arriti me “Vazoja e thyer”, një elegji e punës së mëparshme “Stanca dhe poema”.

Vargjet më të mira të poetit, disa prej të cilave datojnë gati një shekull më parë, nuk kanë humbur asnjë grimë të freskisë apo ëmbëlsisë së tyre depërtuese. Edhe pse poezia, nuk ka qetësinë e vargjeve apo shëndetin moral të veprave të bukura klasike, gjithsesi romantizmi është pjesë e pandarë e vargjeve.

Retuscherad

Kësisoj, sipas mënyrës dhe stilit të të shkruarit, poeti ka rezervuar për më tepër një parcelë të së vërtetës së përjetshme. Sully Prudhomme kombinon një këndvështrim parnasian, pasi kishte qenë edhe pjesë e kësaj lëvizjeje, për përsosjen dhe elegancën formale me interesat filozofike dhe shkencore. Duke hedhur në vargje jetën e përditshme, me fjalë të thjeshta dhe të përzgjedhura, ai përshkruan vuajtjet e përhershme të shpirtrave të brengosur.

Dikush që dashuron

E fshik zemrën e shkretë

Në heshtje e plagos

Si erashka vazon prek.

Ishte anëtar i “Konferencës La Bruyère”, një shoqëri e shquar studentore, madje pritja e ngrohtë dhe e favorshme që i kushtuan anëtarët e tjerë krijimtarisë së djaloshit e inkurajuan që të vijonte të shkruante poezi. Vëllimi i tij i parë “Stanca dhe poema” (1865) u shqyrtua mirë nga Sainte-Beuve, madje kjo ishte edhe pikëfillesa e ngjizjes së reputacionit të poetit. Disa nga veprat e tjera poetike janë: “Shënime italiane”, “Vetmi” (1869); “Përshtypjet e luftës” (1870), “Revolta e luleve” (1872) Po ashtu shkroi ese dhe një libër mbi Paskalin “Jeta religjioze sipas Paskalit” (1905). Sully Prudhomme ishte anëtar i Akademisë Franceze nga viti 1881 deri në vdekjen e tij në 1907. Pasi botoi “Lumturia”, Sylly Prudhomme hoqi dorë nga poezia për t’u përqendruar ekskluzivisht tek estetika dhe filozofia.

“Unë jam rob i mijëra qenieve që dua”.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!