MENU
klinika

Përfundon protesta!

Policë e qytetarë të plagosur, bilanci i protestës pas përleshjes!

16.03.2019 - 10:59

Ora 22:10/ Protesta/ Braçe me tone të forta: Mos provokoni, ne nuk vrasim!

brace-konica.al

Në lidhje me protestën e sotme të opozitës ka ardhur një reagim edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Ky i fundit ka dalë me një reagim të ashpër teksa ka lëshuar akuza të forta kundër Berishës dhe Bashës.

Sipas Braçes Basha dhe Berisha po ndërtojnë një dialog të dhunshëm me ndërkombëtarët dhe se dhuna u duhet për t’u treguar ndërkombëtarëve destabilitetin.

Reagimi i plotë:

Shikoni, Sali Berisha, Lulzim Basha e ideologet e dhunes, po ndertojne nje dialog te dhunshem me nderkombetaret.

Protesta e sotme do ishte asgje pa dhunen!

Ndaj dhuna u urdherua kur ndodhi asgjeja!

Dhuna i duhet Sali Berishes e Lulzim Bashes per ti treguar nderkombetareve destabilitetin!

Asgje me shume!

Kriminale eshte qe te dy, Sali Berisha e Lulzim Basha, as qe i llogarisin shqiptaret, diten, jeten dhe ekonomine e tyre, kur urdherojne #DHUNEN.

Sulmi i dhunshem mbi policine, eshte kriminal dhe synon drejtperdrejte jeten e tyre!

Prej shtatorit 2013-te, POLICIA E SHTETIT ka vendosur nje standard te qendrueshem ne raport me qytetaret ne proteste;

NUK VRET ME KUSH!

Pa me te voglin diskutim, kjo e acaron pa fund Berishen e Bashen, dy vrasesit barbare te 21 janarit.

Qe nga 16 shkurti, policia ka qene perballe tyre pa arme, nuk ka sulmuar e nuk ka goditur qofte edhe nje te vetem, eshte sulmuar me shishe me benzine, kapsolla shperthyese, gure e pllaka guri, cdo send te forte te mundshem;

Policia thjeshte ka zbatuar ligjin, ka duruar dhe ne fund ka arrestuar dhunuesit!

Me drejte e ligjerisht sa kaq, nuk ka.

Ndaj dy gjera dua te them;

E para, respekt ndaj cdo burri me uniforme ne #PolicineeShtetit dhe #GardeneRepublikes per nderin, dinjitetin dhe profesionalizmin ne ushtrimin e detyres, qendresen dhe vendosmerine ne mbrojtjen e institucioneve kushtetuese te vendit, mbi te gjitha per mbrojtjen e rendit e sigurise se qytetareve!

E dyta, boll me goditje mbi policine e shtetit, boll, mos provokoni kot, nuk do e merrni kurre ate qe doni, nje viktime per te barazuar dy vrasesit qe keni ne krye!

Nuk do ndodhe kurre!

Ora 21:25/ Arrestimi i djalit të ish-deputetit, PD publikon pamjet

Partia Demokratike ka publikuar pamje nga arrestimi i djalit të ish-deputetit të Luan Baçi.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka hedhur një video nga momenti i arrestimi.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Bruno (djali i Baçit) po filmonte dhunën ndaj qytetarëve ndaj edhe ra viktimë e dhunës së tyre.

Postimi i plotë:

Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste. Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes.

Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.

Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.

Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!”, shkruan Zhupa.

Ora 20:55/ Paloka nxjerr foton e efektivit dhe e kërcënon

Demokrati Edi Paloka ka postuar një foto në Facebook, ku duket një protestues i shtrisë dhe një efektiv i Forcave Speciale.

Paloka teksa ka postuar foton ka kërcënuar hapur efektivin duke i shkruar; “do të të gjej”.

Në foto, Paloka i ka rrethuar fytyrën efektivit nga protesta e opozitës përpara Parlamentit.

Në këmbët e policit shihet një protestues i moshuar, i cili qëndron i shtrirë në tokë, ndërkohë nuk dihet nëse është dhunuar apo jo.

Ora 19:00/ PD paralajmëron Lleshajn: Kush urdhëroi dhunën do të…

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm se ndjen keqardhje për opozitën, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Tëitter ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës nga policia.

Ai e ka cilësuar këtë akt si ‘sulm kriminal’.

Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar”, shkruan në postimin e tij Bardhi.

Postimi i plotë:

“Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!”, shkruan Bardhi.

Ora 18:40/ Balla për protestën e opozitës: Do mbahen mend si dhunues!

taulant balla-konica.al

Pas protestës së opozitës ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se sipas tij shqiptarët dijnë të bëjnë diferencën se kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë dhunuesit e imazhit të vendit.

Gjithashtu Balla ka postuar një video ku duket një qytetar duke shkulur një pllakë betoni.

Postimi i plotë:

“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues. Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli””, shkruan Balla.

Ora 18:30/ Policia i arreston djalin, ish-deputeti shpërthen në ofendime e kërcënime

Gjatë ditës së sotme, menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka nisur aksionin për arrestimin e protestuesve që u përfshinë në incidente të dhunshme.

Në prangat e policisë ka rënë edhe djali i ish-deputetit të Fierit, Luan Baçi.

I nervozuar me arrestimin e të birit, demokrati Luan Baçi ka shpërthyer në ofendime të rënda dhe kërcënime.

“Më q*nënën. Mbajeni mend se çfarë kam për t’ju bërë. E keni personale me mua, kaq po ju them”, është dëgjuar të kërcënojë Baçi teksa kërkon nga policia të lirojnë të birin.

Ndërkohë djali i ish-deputetit është shprehur se është qëlluar nga policë të veshur civilë.

Ora 18:15/ Kryemadhi pas protestës: Bomba zhurmuese më plasi te këmbët

E ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se gjatë protestës asaj i plasi një bombë zhurmuese para këmbëve.

Përveç problemeve me gazin lotsjellës, bomba zhurmuese ishte një problem më vete.

Pas plasjes, kjo bombë të shkakton për disa minuta dhimbje të forta në vesh.

“Njerëzit janë dëmtuar jo vetëm me gaz por edhe me ujë me solucion kimik sot. Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur Erjonit më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”,– sqaroi ajo.

Ora 17:40/ Policia: Tubimi i paligjshëm, grup hetimor për identifikimin e autorëve të dhunës

Përmes një deklarate të sapo shpërndarë për mediat Policia e Shtetit e cilëson të paligjshëm tubimin e sotme të opozitës, madje shton se turma ishte e dhunshme.

Për të zmbrapsur turmën thuhet se policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës, si pasojë e të cilit mbetën të lënduar tre policisë. Po ashtu pati të lënduar edhe mes protestuesve.

Policia thotë se është ngritur një grup hetimor që po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Deklarata e plotë e Policisë:

“Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.”

Ora 17:28/ Basha: Bota, pa sot vendosmërinë e një populli të bashkuar

basha-konica.al

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sërish, vetëm pak orë pas përfundimit të protestës së opozitës me anë të një statusi në Facebook.

Në shkrimin e tij Basha thotë se gjithë bota e pa sot vendosmërinë e një populli që kërkon liri dhe demokraci, ndërsa shton se dita kur qeveria e hajdutëve, siç e etiketon qeverinë Rama, do të përballet me drejtësinë.

Krahas statusit, kryedemokrati poston edhe një kolazh me foto nga protesta, të cilat tregojnë se pjesëmarrja ishte masive.

Po ashtu Basha ka treguar përmes fotove edhe momente dramatike kur protestuesit gati sa nuk mbyteshin nga gazi lotsjellës që hodhi policia.

Statusi i Bashës:

“Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!”

Ora 17:16/ Protesta/ Lleshaj: Dhuna vuri policinë në shënjestër

lleshi-konica.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas përfundimit të protestës së opozitës.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shprehet se policia e shtetit u vu në qendër të dhunës që synonte Kuvendin e Shqipërisë.

Ministri Lleshaj nuk kursen edhe komentet për opozitën, e cila organizoi protestën sot, ndërsa shprehet se ndjen keqardhje për degradimin e saj.

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Ora 16:14/ Berisha: Protesta drodhi themelet e Kakistokracisë

berisha-konica.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestën e sotme të opozitës.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Berisha u shpreh se kjo protestë drodhi themelet e asaj që ai e cilësoi “kakistokraci”.

“Qindra mijëra qytetarë që vërshuan nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë e cila dridhi nga themelet kakistokracinë dhe nga ana tjetër ushtoi fuqishëm në mbarë botën kundër narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij”, tha ish-kreu i demokratëve.

Gjatë protestës së sotme, ndryshe nga ato të herëve të shkuara, ish-kryeministri nuk u pa gjatë marshimit në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Por ish-lideri i PD-së është shfaqur para godinës së Parlamentit dhe kur Policia ka filluar të hedh gazin lotsjellës me shumicë, madje duke e çuar deri tek lokalet e 5 majit.

Berisha është parë të largohet me shoqëruesit e tij besnik.

Ora 16:04/ Kryemadhi: Tubimi i sotëm një shuplakë për kryeministrin

m-kryemadhi-konica.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas përfundimit të protestës së ditës së sotme.

Në një deklaratë për shtyp, ajo u shpreh se tubimi i sotëm i dha një shuplakë kryeminsitrit Rama, ndërsa shtoi se loja tani sapo ka filluar të luhet prej vërteti.

Ajo shtoi më tej se opozita do ta mbështesë popullin, ndërsa theksoi se tashmë nuk ka më kthim pas.

“Populli ka marrë vendimin për refuzimin e Edi Ramës. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë, zemëratën e qytetarëve kundër narkoshtetit të Ramës. Rruga jonë nuk ka më kthim pas, ne do të qeverisim zemërimin e popullit shqiptar për të përmbushur një akt patriotik, antarësimin e Shqipërisë në BE.

Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme për ëndrrën e tyre Europiane, kjo pengesë ka emrin e Edi Ramës. Rruga e vetme që ka Shqipëri është integrimi në BE sepse e vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, i largimit të grabitësve është integrimi Europian dhe për të arritur këtë duhet të iki një orë e më parë njeriu që e mban peng, Edi Rama. Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do hy prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë për të kthyer Shqipërinë në familjen e shtëpive të tyre”, tha Kryemadhi.

Ora 15:00/ Mbyllet protesta e opozitës/ Basha: Dita e dytë e zgjimit kombëtar!

mbyllet protesta-konica.al
mbyllet protesta-konica.al

Ka përfunduar protesta e opozitës e cila zgjati për rreth 4 orë.

Pas dy marshimeve rreth Kryeministrisë dhe një deri në sheshin “Skënderbej” e tek parlamenti, protesta është mbyllur në oborrin e selisë së PD.

Gjatë protestës u krijuan momente tensioni tek parlamenti ku ndodheshin një pjesë e protestuesve. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia. Ata kanë qëlluar me sende të forta e gurë por policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Ndërkohë policia ka hedhur dhe ujë me bote për të larguar protestuesit.

Turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.

Pasi është sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, turma ka vijuar drejt qendrës së kryeqytetit. Një pjesë është vendosur pranë parlamentit ku kanë tentuar të hyjnë brenda por janë ndaluar nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Gjatë fjalës së tij tek selia e PD, Lulzim Basha tha para simpatizantëve se policia e Ramës përshkallëzoi dhunën e pa provokuar ndaj protestuesve dhe për ketë do mbajë përgjegjësi.

“E sotmja hyri në historinë tonë si dita e dytë e zgjimit kombëtar pas komunizmit. Si dita e zgjimit më të madh që Shqipëria ka njohur dhe për këtë çdo shqiptar u ka një borxh juve misionarëve të lirisë dhe të demokracisë.

Sot kufoma në panik, Edi Rama përshkallëzoi dhunën e pa provokuar ndaj protestuesve për t’i larguar nga rruga e protestës. Përgjigjen e mori nga populli. Duart e gjata të krimit që dhunojnë vëllezërit tanë do japin përgjegjësi para ligjit.

E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Do ta hedhim në rrugë qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit”– tha Basha.

Ora 14:48/ Protesta/ Ambasadori britanik thirrje për respektim të institucioneve

Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman bën thirrje për një protestë paqësore.

Në një postim në “Twitter”, Norman thotë se e drejta e protestës duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe se dhuna minon demokracinë. Ai bën thirrje për respektim të institucioneve.

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruan Norman.

Ora 14:28/ Protesta/ Basha: Policia po provokon protestuesit

basha-konica.al
basha-konica.al

Vijon marshimi i protestuesve, dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë vetëm kur kanë nisur incidentet e para para Institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Basha ka thënë se policia po provokon protestuesit duke hedhur gazi lotsjellës dhe ujë.

I pyetur për akuzat se opozita kërkon destabilizimin e vendit, kryedemokrati tha se tashmë Shqipëria është e destabilizuar nga krimi dhe nuk do ketë paqe pa larguar Ramën.

“Kjo protestë është jetike. Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe qeveria që vjedh paratë e shqiptarëve. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelët. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do gjejë paqe.

Policia e Lleshajt i shërben krimit. Shqipëria është destabilizuar nga krimi dhe ne do i japim fund kësaj. Rama ka ardhur në Parlament me ndihmën e kriminaleve. Policia po provokon protestuesit”– tha Basha.

Ora 14:10/ Protesta e opozitës/ Meta apel për ruajtjen e qetësisë

Pas situatës së fundit të krijuar në vend, ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kreu i Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve, ndërsa ndjek me shqetësim zhvillimet.

“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, bëhet me dije nga Presidenca.

Deri në orën 13:30 protesta ka vijuar e qetë por më pas ka pasur konfrontim mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek parlamenti, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës disa herë si dhe me ujë.

Ora 13:36/ Tensionohet situata tek Kuvendi, të plagosurit e parë

Situatë e tensionuar tek parlamenti ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia.

Turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët. Pasi është sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, turma ka vijuar drejt qendrës së kryeqytetit. Një pjesë është vendosur pranë parlamentit ku kanë tentuar të hyjnë brenda por janë ndaluar nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Mësohet se 3 policë janë plagosur, pasi janë qëlluar me sende të forta nga protestuesit.

Ora 13:21/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë Kuvendin

Prej orës 11:00 opozita dhe qytetarët po protestojnë kundër kryeministrit Rama. Ndryshe nga protestat e tjera, sot është vendosur që protesta të jetë në formë marshimi.

Pas rrethimit të Kryeministrisë për dy herë rresht, protestuesit e opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha kanë nisur marshimin e tretë.

Protestuesit të udhëhequr nga Basha kanë marshuar drejt ministrisë së Brendshme, më pas janë drejtuar drejt Parlamentit.

Pas një konsultimi me ish-deputetët e PD-së, Flamur Noka i ka bërë thirrje qytetarëve në protestë të ndjekin Lulzim Bashën në këtë marshim. Marshimi ka nisur në drejtim të Sheshit “Skënderbej”. Më pas protestuesit kanë kaluar përmes pedonales, duke rrethuar në këtë mënyrë në mënyrë simbolike edhe godinën e Parlamentit.

Ndërkohë që protestuesit pritet të kthehen drejt Kryeministrisë. “Protesta nuk ndalet”, tha aleati i PD-së Fatmir Mediu.

Ora 12:40/ Mediat e huaja: Mijëra para zyrës së Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

Kështu shkruan sot “The Washington Post”, teksa raporton per protesten e kesaj te shtune para Kryeministrise.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”-thuhet ne shkrim.

Më tej theksohet se “Opozita, deputet9t e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojne të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjelles.

Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Ora 12:20/ Protesta para Kryeministrisë/ Rama: Qeveria nuk preket!

rama per protesten-konica.al

Opozita e bashkuar proteston në Tiranë, dhe ndërkohë ka rrethuar Kryeministrinë, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama nga Berati e ka bërë të qartë se qeveria nuk preket, për aq kohë sa ka marrë besimin e shumicës së popullit.

Ata që protestojnë, sipas kryeministrit, janë rrogtarë të politizuar të cilët thirren për të bërë rrëmujë politike.

“Nuk desha ta prekja sot këtë aspekt, por duke qenë se ju e prekët. Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën, gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq, jo mirë dhe në këtë rast që ka ndodhur, e vetmja pikë dhe i vetmi segment që nuk cënohet, sado paradoksale të jetë, është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave, gjithçka tjetër preket.

Qeveria nuk preket, shumica qeverisëse nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe e shemb. Është një mandat besimi i shumicës së popullit, dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë nëse duhet ta rinovojë atë mandat besimi apo t’ja kalojë dikujt tjetër, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo.

Dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara dhe të orkestruara për t’u materializuar në dhunë, një pjesë janë rrogëtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike dhe të tejpolitizuara dhe që bëjnë detyrën e tyre ndaj partisë, që marrin autobusin e vijnë në protestë.

Dhe të thuash punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike, dhe mbase për ta llogaria, sado dritëshkurtër është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë. Por për këdo tjetër, që jeton me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, për të penguar veten të shkojë më tutje”, u shpreh Rama

Ora 12:00/ Protestuesit nisin marshimin, rrethojnë Kryeministrinë

basha-konica.al
basha-konica.al

Ka nisur marshimi i protestës së opozitës, prej ku vërehet se turma do të përshkojë rrugën rrett Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët.

Protesta është hapur me fjalën e ish-deputetit të PD-së, Flamur Noka, cili ka bërë dhe ftesën kundrejt protestuesve për marshimin.

Thirrja e Nokës vijon më tej edhe drejt kryeministrit Rama, duke iu drejtuar se duhet të ikë pasi nuk e përfaqëson më popullin.

“Rama ik se nuk e përballon forcën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Rama ik! Populli shqiptar vendosi të shkruajë historinë e ve. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit i strehuar aty mori një mesazh dhe mesazhi çdo ditë kumbon Rama ik sepse nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo por je i rrethuar kudo nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e popullit tënd që e ke shkelur dhe varfëruar.
Vëllezër dhe motra kjo protestë do të jetë marshim, na ndiqni sepse ne do të tregojmë që dimë të protestojmë që përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetërimit. Rama ik! Populli ka folur. Nuk i përfaqëson ti dot më shqiptarët.
E morët vesh marshim protestë”, tha Noka.

Planet e masave të marra nga policia për sot janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit, ndërsa ka refuzuar kërkesën e PD për të protestuar për 48 orë dhe ka dhenë leje deri në mesnatë.

 

Ora 11:43/ Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

protesta-konica.al

Protestës i janë bashkuar edhe dy liderat kryesorë të opozitës së bashkuar, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë marshimit Kryemadhi ka folur edhe për gazetarët, Kryetarja duke theksuar se kreu i qeverisë, Rama jo vetëm po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, por edhe për emrin e kryeministrit të ri.

“Zoti Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme dhe për emrin e kryeministrit tjetër. Për ne, e rëndësishme është që të hapen negociatat e integrimit”, tha Kryemadhi.

Ajo u pyet edhe për raportin e DASH. “Raporti i DASH por edhe i shumë kancelarive evropiane e bëjnë të qartë që zgjedhjet e 2017-s janë blerë dhe deformuar. Në raportin e DASH është shumë e qartë që lufta ndaj korrupsionit nuk është realizuar. Sot dëshmitarët më të mirë dhe viktimat më të mëdha janë shqiptarët dhe nuk janë njerëzit e tjerë që vijnë tranzit në Shqipëri”, shton ajo gjithashtu.

Ora 11:09/ Nis protesta, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot më datë 16 Mars zhvillohet protesta e opoziës sq bashkuar, ku pritet të bashkohen qytetarë nga gjithë vendi.

Protesta sapo ka nisur në orën 11:00, protestuesit po mblidhen në shehsin para Kryeminstrisë, njerëz të cilët vijnë nga drejtime të ndryshme.

Pas asaj të 16-Shkurtit, protesta e sotme pritet të jetë e dyta më e madhe e opozitës ku njerëz me të njëjtën kërkesë janë mbledhur për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Njerëzit, tashmë duket se janë grumbulluar, dhe pjesë e tyre, siç pritej janë bërë edhe banorët e Astirit, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti për Unazën e Madhe.

Kujtojmë se opozita herë pas here ka organizuar protesta para Kuvendit të Shqipërisë, gjatë zhvillimit të seancave plenare nga ana e mazhorancës.

Ora 10:45/ Fyen policët, shoqërohet një protestues

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar do të protestojë sot para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe është e dyta pas protestës së 16 shkurtit para kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet.

Një qytetar që kishte mbërritur për protestën në Bulevard është shoqëruar nga policia pasi ka përdorur fjalë fyese ndaj efektivëve të policisë që ndodhen rreth Kryeministrisë. Nuk dihet identiteti, por sipas burimeve, qytetari do merret në pyetje dhe mund të lirohet.

Ora 10:20/Basha mbërrin në selinë e PD, shoqërohet nga bashkëshortja

Kreu i PD, Lulzim  Basha ka mbërritur në selinë e PD rreth 1 orë para nisjes së protestës para godinës së kryeministrisë. Mësohet se kryedomokrati ka mbërritur në seli së bashku me bashkëshorten e tij. Pas koordinimit në seli me anëtarët e tjerë të PD, Basha pritet të dalë nga selia dhe t’i bashkohet protestuesve.

Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës. Në terren do të angazhohen 1600 efektivë. Për të shmangur dëmtimin e godinës së Kryeministrisë si dhe hyrjen e protestuesve brenda, godina e Kryeministrisë është veshur me llamarina në ambientet e jashtme.

Ora 10:05/ Opozita protestë para kryeministrisë, ja nga do e ndjekë Rama

Kur na ndajnë pak se minuta nga protesta e opozitës përballë godinës së kryeministrisë, mësohet se kryeministri Edi Rama nuk do jetë në Tiranë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama do jetë në qytetin e Beratit, ku do zhvillojë në orën 10:30 një takim me 200 operatorë turistik.

Kujtojmë se edhe në protestën e 16 shkurtit para godinës së kryeministrisë, Edi Rama zgjodhi të largohet nga Tirana në drejtim të Vlorës për të zhvilluar disa takime në këtë qytet.

Ora 8:10/ Qytetarët nga rrethet nisen drejt Tiranës

Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës nga rrethet janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita e cila zhvillohet në orën 11:00 para Kryeministrisë. Nisja e protestuesve nga qyteti i Fierit ka filluar që në orën 7:00 të mëngjesit.

Mësohet se protestuesit janë organizuar me automjete e furgone, por edhe me makina private dhe janë nisur drejt kryeqytetit. Kreu i PD Fier, ish-deputeti Luan Baci thotë se disa prej pjesëmarrësve në protestë janë marrë në telefon nga policia gjatë natës për të mos qenë në proteste ditën e sotme, por të paraqiten në komisariatin e policisë në orën 9:00 te këtij mëngjesi.

Nga Lezha mësohet se janë nisur rreth 10 autobusë drejt protestës së Tiranës. Protestës së sotme, do ti bashkohen edhe qytetarë nga Shkodra, Vlora, Korça etj.

Numri i protestueseve nga rrethet sipas PD:

Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezha – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500