MENU
klinika

Të dhëna

Politika e strategji për fermat e prodhimit

29.03.2019 - 14:41

Bujqësia vazhdon dhe do të vazhdoje te jetë një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Në konsiderim të këtij fakti, por dhe në dobi të hartimit dhe implementimit të politikave/strategjive për zhvillimin e saj, sjellim në vëmëndje tre karakteristika themelore që e karakterizojnë atë, mbi të cilat mund dhe duhet të evidentohen problematikat që e shoqërojnë sektorin.

Cilat janë ato?

• Zonat rurale vazhdojnë të jenë të mbipopulluara. Rreth 50% të popullsisë jeton aty.
• Bujqësia përbën alternativën kryesore të zënies me punë të njerëzve në këto zona.
• Bujqësia kontribuon në GDP me rreth 19%.

Për të qënë sa më të sakt në drejtim të hartimit të politikave/strategjive për zhvillimin e bujqësisë, është e domosdoshme që, mbështur në karakteristikat e mësipërme të evidentohen disa nga problematikat më themelore që karaterizojnë sektorin e agrobiznesit dhe në mënyrë të veçantë, prodhuesit bujqësorë.

Ja disa prej tyre.
-Numër i madh fermash dhe bashkë me të dhe ai i popullsisë rurale.

Numri i madh i fermave, madhësia e vogël e tyre, si dhe numëri i madhë i popullsisë rurale, përbëjnë tre tregues sinjifikativ për të kokluduar rreth problematikave me të cilat përballet sistemi i agrobiznesit, e në mënyrë të veçantë, sektori i prodhimit bujqësor. Përballë kësaj situate duhet theksuar se menaxhimi i sektorit është më i vështirë, punësimi efektiv bëhet më problematik, administrimi i mbështetjes është më i kushtueshëm, rregullimi i sektorit vështirësohet së tepërmi.

-Prezenca e fermave të vogëla dhe të fragmentizuar.
Sot, ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri rreth 340000 ferma familiare, me një madhësi mesatare prej rreth 1.1 ha dhe me një shpërndarje të sipërfaqes në rreth 4 parcela. Normalisht, kjo situatë e ka burimin tek potenciali i pakët i tokës bujqësore në Shqipëri, por edhe në tiparet e reformës së tokës që u krye pas vitit 1990. Kjo dobësi ka luajtur rol kyç frenues në zhvillimin e tregut të kredive për fermerët, të marketingut agrar dhe të industrisë përpunuese, por edhe për investimet e huaja direkte në bujqësi.

-Mos përdorimi i tokës bujqësore
Para rreth 20 vitesh, në Shqipëri kultivohenshin rreth 700 000 ha tokë, ndërkohë që sot kultivohen jo më shumë se 350000ha. Lëvizjet e parreshtura migratore nga zonat rurale në drejtim të qëndrave të mëdha të banuara, kanë bërë që siperfaqe të konsiderueshme toke bujqësore të lihen djerrë. Këto dhe faktorë të tjerë me natyrë prodhuese ose tregtare, kanë krijuar një ambient të përshtatshëm për hyrjen në vënd të një game të gjerë mallrash bujqësore të huaja (të papërpunuara), të cilët vijnë kryesisht nga vendet fqinje.

-Në zonat rurale ballafaqohemi me një brez të ri jo sa duhet i apasionuar pas bujqësisë.
Kjo mund krijojë probleme të trashëgimisë së traditës, e cila mund të ketë efekte tek zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve prodhuese, kryesisht tokës bujqësore.

-Diversifikimi i skajshëm i prodhimit në fermë.
Është tipari më themelor që bie në sy në fermën e vogël shqiptare. Kjo vjen për shkak të pasigurisë ushqimore, por edhe për shkak të riskut tregtar të konsiderueshëm dhe vështirësive të ndryshme të marketingut agrar.

-Mungesa e mbështetjes financiare shtetërore të drejpërdrejtë.
Në këto vite fermeri shqiptar ka patur jo mbështetjen e duhur të drejtëpërdrejtë nga shteti. Duhet theksuar se mbështetja ka qënë kryesisht indirekte, e tillë si: privatizimi, liberalizimi, infrastruktura, këshillimi, kredi për mjete, grante, zakonisht në masë dhe numër të kufizuar dhe jo nga shteti etj.

-Vështirësitë financiare për sigurimin e inputeve dhe në mënyrë te veçantë e ujit për vaditje.
Problematika që lidhet me ujitjen e tokës mbetet thelbësore. Po ashtu, fermat familiare përballen çdo ditë me vështirësi të shumta financiare për sigurimin e inputeve të prodhimit, dukuri këto që reflektohen në drejtim të mungesës së inputeve, çmimeve mjaft të larta të tyre etj. Kjo ka pamundësuar intensifikimin e prodhimit.

-Prezenca e një tregu financiar jo atraktiv për bujqësinë.
Është fakt se aksesi i fermave në tregun financiar është shumë i dobët, për të mos thënë inegzistente

-Mungesa e politikave rajonizuese të prodhimit dhe bashkë me të dhe nivel i ulët i intesifikimit të prodhimit.
Sot është e vështirë të mund të flitet për një hartë reale të vendosjes së aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, pasi ajo nuk e kziston dhe për më tepër, nivlei i shfrytezimit të kapaciteteve prodhuese (toka, bimët, kafshët etj) është mjaftë i ulët.

-Struktura prodhuese jo efiçiente.
Statistikat tregojnë se aktualisht në prodhim mbizoterojnë struktura prodhuese që kanë për objektiv plotësimin e nevojave të familjes dhe jo tregun.

-Niveli i ulët konkurues në fushën e prodhimit bujqësor
Konkluzionin e mësipërm e konfirmon niveli i bilancit të import exporteve, nivelet e exporteve bujqësore.

-Mungesa e informacionit dhe e infrastrukturave etj.
Situata aktuale tregon se prodhuesit në fshat nuk janë të informuar për prodhimin, çmimet, tregjet etj, pa përmendur këtu problemet e mëdha që lidhen me infrastrukturën.

-Mungesa e subvencione të drejpërdrejta dhe e politikave mbështetëse për aktivitete të veçanta me më shumë vlerë të shtuar.
Është e ditur për të gjithë se aktivitetet bujqësore karakterizohen nga diferenca të theksuara lidhur me nivelet e vlerës së shtuar që ato ofrojnë. Por, është e vështirë të flasësh për to dhe për më tepër, të thuash se çështë bërë për to.

-Produktiviteti, prodhimi dhe të ardhurat nga bujqësia mbeten akoma mjaft të ulta.
Krahasuar me vendet e rajonit, për të mos folur për vendet e BE-se, si rezultat kjo i mungesës të disa faktorëve prodhues kryesorë, por edhe të efiçencës së ulët të përdorimit të atyre ekzistues
Situata e mësipërme ka bërë që rritja e sektorit bujqësor të jetë nën mesataren kombëtare dhe njëherësh, larg potencialeve reale të tij.

Kjo vjen si rezultat i problemeve me të cilat është përballur, apo dhe përballet sektori, ku mbizotërojnë ato të lidhura me eksodin rural, sipërfaqen e kufizuar të fermave dhe pronësinë mbi tokën, marketingun e produkteve, ujitjen dhe kullimin, nivelin e ulët të teknologjive të përdorura, organizimin e dobët të fermerëve, nivelin e ulët të zhvillimit të industrisë agro-ushqimore dhe pesha e ulët që bujqësia në këtë hallkë të sistemit etj, duke zbehur në këtë mënyrë interesin për investime serioze në këtë fushë, në dobi të nxitjes së punësimit dhe rritjes së nivelit të prodhmit të produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe përpunimin e tyre të mëtejshëm.

Në këtë kontekst dhe për të qënë më konkret, dobi të zhvillimit të fermave të prodhimit, vlerësojmë se duhet të projektohen dhe implementohen disa Politika & Strategji dhe konkretisht:

Stadi aktual i zhvillimit dhe problematikat që e shoqërojnë atë diktojnë nevojën që të projektohen dhe implementohen Politika & Strategji për një numër problemesh, ndër të cilat theksojmë:

1. Mbështetje për kultivimin e gjithë tokës së punuar. Statistikat tregojnë që sot kultivohet më pak se ½ e sipërfaqes së mbjellë para viteve’90

2. Stimulim të fermerëve për rritjen e nivelit të përdorimit të inputeve në dobi të intensifikimit të prodhimit
3. Stimulim i tregu i tokës, në dobi dhe në funksion të konsolidimit të fermave familiare

4. Stimulimit & mbështetjes me përparësi të grupeve të podhuesëve, në dobi të rritjes së ofertës për agroindustrinë, nxitjes së alternativës kooperuese, stimulimit të punësimi & rritjes së konkurencës

5. Politikë mbështetëse që i kontribuojnë nxitjes dhe stimulimit të kooperimit në fushën e marketingut

6. Mbështetje që i kontribuon rritjes së pjesmarrjes dhe kontrollit nga ana e prodhuesëve e sa më shumë hallkave të zinxhirit të vlerës përmes, nxitjes së strategjisë së integrimit horizontal (organizimi & funksioni i kooperativave_SHBB), si dhe të integrimit vertikal

7. Projektimin dhe zbatimin e politikave rajonizuese të prodhimit, përmes përmirësimit të skemave mbështetëse të qeverisë, shtimit të prodhimit dhe të ardhurave, si dhe rritjes së nivelit të punësimit

8. Identifikimi i rrugëve të reja të zhvillimit rural të integruar, duke evidentuar dhe aktivitetet prioritare me natyrë jo bujqësore, por të lidhura me të.

9. Evidentim dhe mbështetje për zhvillimin me përparësi të të gjitha aktiviteteve më me shumë vlerë të shtuar

10. Mbështetje me përparësi për nxitjen e zhvillimit & prodhimit të prodhimeve të teritorit

11. Mbështetje me përparësi për rritjen e nivelit të përdorimit të mek. Bujq. & të punimeve të mekanizuara

12. Mbështetje me përparësi për nxitjen e zhvillimin i industrisë së prodhimit të bimevë medicinale

13. Mbështetje fianciare fermerëve përmes mbështetjes së normave te interesit per kredite bankare

Le të evidentojmë më poshtë disa vlerësime lidhur me mënyrën e implementimit të Politikave & Strategjive të mësipërme, si dhe në përfitimet potenciale të mundëshme.

Rritja e nivelit të përdorimit të tokës bujqësore

Problematikat që kanë të bëjnë me nevojën e rritjes së nivelit të përdorimit të tokës, ndër të tjra janë të lidhura me vështirësitë e kapitalizimit të bujqësisë. Për vetë karakteristikat që ka bujqësia, penetrinimi i kapitalit në këtë sektor kryhet me vështirësi. Veçori të ndryshme të bujqësisë si besimi i fortë tek faktori tokë si një faktor prodhimi, fragmentarizimi i tokës, kohëzgjatja e proçesit të prodhimit etje, e bëjnë bujqësinë rezistente ndaj depërtimit të kapitalit të jashtëm. Është faktë se deri tani, bujqësia është parë si jo atraktive për investime kapitali. Disa nga argumentat që ofrohen lidhur me këtë problem janë:

• Së pari, kapitali qarkullon ngadalë në bujqësi për shkak të natyrës së saj organike që do të thotë varësi në sezonet e rritjes, ciklet e zgjatura të rritjes, risqet që shoqërojnë prodhimin si sëmundjet, moti etj. Koha e prodhimit është më e gjatë se koha e punës (Gasson. R & Errington. A 1993). Në këtë këndvështrim, kapitali është më atraktiv në ato industri dhe ato degë të bujqësisë ku koha e prodhimit mundet në mënyrë të sukessshme të pakësohet, si psh sektorët e mbarështimit të derrit, shpendët shtëpiake, serat etj. Në këta sektorë kthimi i kapitalit është i shpejtë dhe mjedisi prodhues mund të manaxhohet dhe kontrollohet më me lehtësi.
• Së dyti, në bujqësi ekonomitë e shkallës arrihen me vështirësi. Fermat shumë të mekanizuara shfaqen si njësitë më efiçente në shumicën e vendeve të Evropës (Djurfeld 1992).
• Së treti, disekonomitë e distancës së bashku me variacionet në pjellorinë e tokës, topografia, dhe klima, e bëjnë më të vështirë manaxhimin e ndërmarrjeve të mëdha se sa në industri të tjera. Në afatin e gjatë, zhvillimi i kapitalit në bujqësi tenton të nënvleftësojë rëndësinë e tokës si faktor prodhimi (Goodman dhe Redclift 1986).
Kemi të gjitha argumentat të theksojmë se argumentat e mësipërme nuk nëkuptojnë që të “braktiset” bujqësia, por investimet kapitale do të duhet të orientohen drejt atyre aktiviteteve ku ciklet e prodhimit janë të shkurtra, inputi tokë është i pakët etj.

A. Çfarë Politikë/Strategji?
Statistikat tregojnë që sot kultivohet më pak se ½ e sipërfaqes së mbjellë para viteve’90 dhe konsideruar këtë fakt, propozojmë mbështetje të gjithanëshme për kultivimin e gjithë sipërfaqes së tokës së punuar.

B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë se kultivimi i gjithë sipërfaqes së tokës duhet të jetë një objektiv detyrues dhe afatshkurtër, në dobi dhe në përfitim të të gjithë aktorëve që në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me bujqësinë. Themi se duhet të jetë një objektiv detyrues, sa kohë që jemi të bindur se pronari “eminent“ i tokës bujqësore është shteti.
Sjellin në vëmëndje se, problemet e mos përdorimit të tokës, si dhe disa nga shkaqet që i kushtëzojnë ato mund të identifikohen si më poshtë:

Duke njohur problematikën e mësipërme, është e domosdoshme që gjatë hartimit të politikave/strategjive në dobi të përmirësimit të shfrytezimit të tokës, ndër të tjera të konsiderojmë natyrën dhe ashpërsinë e tyre në lidhje me tokën dhe sistemet e përdorimit të saj, si dhe efektet afat-gjatë dhe afat-shkurtër të tyre.

C. Si kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë:

• Sanksione ligjore nëse toka bujqësore nuk kultivohet.
• Mbështetje për çmimet e inputeve bujqësore.
• Mbështetje për mekanikën bujqësore.
• Politika/strategji për mbrojtjen e tokës bujqësore.
• Taksë të diferencuar për tokën bujqësore.
• Politika strukturore që i kontribuojnë konsolidimit të fermës.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.


Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.

• Rritje e nivelit të punësimit.
• Rritje e nivelit të prodhimit.
• Rritje e nivelit të të ardhurave të familjeve fermere dhe reduktim i varfërisë.
• Rritje e kontributit të bujqësisë në GDP.
• Rritje exporteve.
• Reduktim i çmimeve të produkeve të konsumit.
• Përfitime ekonomike, por dhe jo vetëm, për të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin e agrobiznesit./ Universiteti Bujqësor i Tiranës

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!