Popullsia në Shqipëri ka kapur një trend rënës, ku lindjet po ulen dhe numri i vdekjeve po rritet.
Këto parashikime janë bërë edhe më të zymta nga projeksionet e Divizionit të Popullsisë në Kombet e Bashkuara.
Këto projeksione janë parashikuar për deri në vitin 20100, ku në 2033 pritet që pritshmëritë e Kombeve të Bashkuara të barazohen.
Çfarë është shtesa natyrore e popullsisë?
-Një tregues që matet nga diferenca e lindjeve dhe vdekjeve gjatë një viti.
Ndërkohë sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara këto dy komponentë priten në rënie për shkak të faktorëve të ndryshëm.
Të dhënat:
-Në 2033 numri i vdekjeve pritet të jetë 28500
-Në 2033 numri i lindjeve pritet të jetë 28400
-Deri në 2100 pritet që numri i vdekjeve të jetë 25700
-Deri në 2100 numri i lindjeve pritet të jetë 13480
Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në uljen e normës së lindshmërisë?
-Faktori kryesor është ndryshimi i stilit të jetesës
-Familjet po bëhen çdo vit e më të vogla
-Njerëzit po bëhen individualistë
-Njerëzit po i përkushtohen më së shumti karrierës
Të dhënat sipas INSTAT:
-Në 2018 shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë
-Krahasuar me një vit më parë ky numër ka pësuar një rënie me 17.4%
-Numri i lindjeve në 2018 ishte 28.934 foshnje
-Numri i vdekjeve në 2018 ishte 21.804 persona
Në lidhje me ecurinë e lindjeve dhe vdekjeve, projeksionet e Kombeve të Bashkuara raportojnë se ndonëse norma e shtesës natyrore e popullsisë do të ulët, lindjet sërish do të jenë më të larta se vdekjet.
Sipas këtyre projeksioneve, deri në 2100 numri i lindjeve do të jetë 130.5 mln foshnje, ndërsa numri i vdekjeve do të jetë 120 mln./ E.S