MENU

Premtimi

Porto Romano së shpejti një park të ri

29.03.2019 - 20:32

Fusha e Porto Romanos do të kthehet në një park të ri për banorët e Durrësit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Bashkia që duam”, në qytetin e Durrësit, ku theksoi se pas sistemimit të rrjetit të kanalizimeve, synohet që të zgjidhet përfundimisht edhe problemi me ujin e pijshëm.

Një gjë dua t’u them, se ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit dhe do të shkojmë në zgjedhjet e 30 qershorit, jo thjesht për atë që kemi bërë, por për ato akoma shumë gjëra që do të bëjmë.

porto romano-konica.al
porto romano-konica.al

Përpara 4 vitesh, këtu ju kemi thënë se në këtë mandat do të zgjidhet përfundimisht problemi i kanalizimeve dhe do të vihet në rrugë furnizimi i ujit të pijshëm dhe kjo ka ndodhur. Sot, po ju them se në mandatin që vjen, ne do të transformojmë gjithë atë tmerrin e fushës së Porto Romanos në një park të madh të ri të Durrësit. Nuk diskutohet që janë një sërë projektesh të cilat do t’i mbeten fushatës. Një nga meritat që ka kjo bashki, falë Vangjushit, ka qenë që qysh në ditën e parë ka pasur projekte”, – theksoi Rama.

Kthimi i fushës së djegies së mbetjeve në Porto Romano në një park, pritet që të ndikojë në përmirësimin e mjedisit dhe ajrit në zonën e Durrësit.