MENU
klinika

Shoqërohet një person

Pranoi mandatin/ Këcënohet me jetë deputeti i PD

19.03.2019 - 19:00

Deputeti i ri i PD-së, Ligoraq Karamelo është kërcenuar me jetë, pak ditë pasi pranoi mandatin e deputetit.

Sipas informacioneve, 3 persona kanë kërcënuar me jetë deputetin Karamelo, në qendër të Korçës.

“Tre persona tentuan të më godasin më quajtën tradhëtar. Nuk tërhiqem nga mandati i deputetit. Bëra denoncimin. Njeri prej tyre është shoqëruar.

Rreth ores 3 e 30 jam kërcënuar në mënyre flagrante nga 3 persona para Katedrales duke më ofenduar,duke mu kercenuar per tradhetine qe kam bere,duke me share per identitetin tim etnik dhe per organizaten që perfaqesoj. Ajo që është e papranueshme është fakti se njerëz të kontigjenteve të tilla ju shërbejnë strukturave të caktuara apo janë thjesht militante,per Korcen janë të papranueshme këto sjellje dhe këto qëndrime.

Kjo është një ngjarje e rëndë e cila më prek thellë por mbi të gjitha me prek gjesti që bëhet,me gjithë presionet që më bejnë për të hequr dore nga mandati,unënuk e terheq mandatin sepse kam vendosur t’i shërbej vendit.

Më kërcënuan me jetë,për familje,tentuan më preken edhe fizikisht. Për mua ishin fytyra të para, sipas informacioneve që kam policia ka shoqëruar njërin prej tyre.”– u shpreh deputeti Karamelo, pak pas ngjarjes.