MENU
klinika

Mesazhi

Presidenti grek i vendos dy kushte Shqipërisë për në BE

07.03.2019 - 20:41

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, presidenti grek Prokopios Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh tjetër Shqipërisë në lidhje me integrimin europian.

Presidenti grek tha se Greqia nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por sipas tij mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt BE.

Pavlopoulos nuk ka nguruar t’i konsiderojë çamët si ‘bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve’.

“Greqia nuk e kundërshton perspektivën europiane të Shqipërisë, por sjellje si ato ndaj minoriteti grek përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, ka thënë Prokopios Pavlopoulos.

Presidenti grek ka thënë gjithashtu se nëse Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan një perspektivë europiane duhet të respektojnë kuadrot ligjore europiane dhe ligjet ndërkombëtare.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi