Preng Bib Doda (Gjomarkaj) ishte djali i vetëm i Princit të Mirditës, Bib Doda.
Lindi në vitin 1860 dhe u vra në vitin 1919, Preng Bib Doda jo vetëm që ishte Princi i Mirditës, por dhe Zëvendëskryeministër (25 dhjetor 1913 – 03 shtator 1914), Ministër i Punëve Botore (14 mars 1914 – 20 maj 1914), Ministër i Punëve të Jashtme (28 maj 1914 – 03 shtator 1914), përsëri Zëvendëskryeministër 25 dhjetor 1918 – 22 mars 1919.
Princi i Mirditës Preng Bib Doda, mori pjesë dhe në Lidhjen e Prizrenit, u internua për 27 vjet me radhë nga Perandoria Osmane në Anadoll.
Bashkë me arbëreshin Terenc Toçin, më 26 prill 1911 formoi qeverinë e Mirditës dhe në prezencë të delegatëve të ardhur nga Malësia e Kosova, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar në Kishën e Shën Markut, në Bajrakun e Fanit.
Gjithashtu, 3 herë ishte kandidat për mbret i Shqipërisë, shtypi kryengritjen e Haxhi Qamilit, i cili donte të hynte në Durrës, duke marrë nën kontroll situatën e krijuar.
Më 22 mars 1919, kur po kthehej nga Durrësi, i shoqëruar dhe nga konsulli anglez Eden, sapo kanë kaluar me makinë Lumin Mat, në rrugën për Shëngjin i zënë pritë dhe e vrasin.
Flitet se vrasjen e bërën Çokajt nga Malësia, disa thonë se vrasja u krye me porosi të italianëve e disa thonë me porosi të serbëve, por Esat Pasha që u vra me 13 qershor 1920 në Paris, në asnjë vend nuk përmendet që mund të ketë pasur dorë në vrasjen e Princit të Mirditës. (Të mos harrojmë, se Princi Preng Bib Doda ishte Nuni i Napoléon Bonaparte III të Francës)
A mund të tregojë ndonjëri nga ju, se kush e vrau Princin e Mirditës dhe pse?!
Kush ishte Bonaparta III? (Charles-Louis Napoleon Bonaparte, më vonë i njohur si Louis Napoleon dhe pastaj Napoleon III, ka lindur në Paris, në natën mes 20-21 Prillit, të vitit 1808. Babai i tij i supozuar është Louis Bonaparte, vëllai i vogël i Napoleonit Bonaparte, i cili e shpalli atë mbret të Hollandës, nga 1806 deri më 1810. Nëna e tij ishte Hortense de Beauharnais, e bija e vetme e gruas së Napoleonit Joséphine de Beauharnais, nga martesa e saj e parë me Alexandre de Beauharnais.)
Pra, Napoloni III ishte nga familja e ngushtë e Bonapartëve të Korsikës.
Një njohës i mirë i kësaj hitorijeje dhe miqësijeje të Bonapartëve dhe shqiptarëve shkruan : Bonaparte III ishte mik i ngushte me Kapedanin e Mirditës, Gjon Marka Gjonin, të cilin e kishte edhe kumbarë martese!
Në shenjë miqësie, i dhuroi kostumin perandorak dhe shpatën prej floriri!..
Këtu e kemi një tragjedi historike: “Kur erdhi ne pushtet Enveri, në shenjë gjunjëzimi e vëllazërimi me rusët, mori veshjet e arta te Kapedanit dhe bashkë me shpatën, ia dhuroi Stalinit!.. Në vend që t’i vendoste në muze, xhaxhi i humbi në stekat ruse!..“ Rrobat perandorake, tashmë janë në Muzeun e Moskës.
Rrobat perandorake, tashmë janë në Muzeun e Moskës.
Nga: Fahri Xharra