Një djalosh shkoi në një manastir të largët dhe i tha abatit të zenit: “Jam i zhgënjyer me jetën dhe dëshiroj të arrij ndriçimin. Dua të çlirohem nga kjo vuajtje. E keqja e madhe është se unë, nuk jam i aftë të bëjë diçka për kohë të gjatë. Kurrë nuk mund të marrë me mend të meditojë me vite, të merrem me studime, ose me rregulla rigoroze të jetës. A ekziston një rrugë e shkurtër për njerëzit si unë ju lutem? “
“Po, ka një”, tha abati, “por vetëm nëse je përnjëmend i vendosur. Më trego çfarë ke studiuar, në çfarë je përqendruar më shumë në jetën tënde? “
“Epo, në të vërtetë në asgjë ashtu seriozisht! Ne ishim të pasur dhe nuk kisha kurrë nevojë të punojë. E vetmja gjë që me të vërtetë më interesonte, ishte loja e shahut. Me atë kaloja kohën më së shumti.”
Abati u mendua një çast dhe pastaj kërkoi të thirrej një murg, i cili duhej të sillte me vete edhe dërrasën e shahut dhe figurat. Pas pak, një murg i moshuar u shfaq me dërrasën dhe abati renditi figurat. Pastaj u kthye në anën tjetër dhe kërkoi t’i sillje shpata. Pasi e mori në dorë, ua tregoi atyre.
“Murg”, iu drejtua atij që solli shahun, “ti më je bindur gjithmonë dhe më ke lavdëruar – edhe këtë herë kërkoj të jesh plotësisht i dëgjueshëm. Ti do të luash tani një lojë shahu me këtë djalosh. Nëse ti humbë, unë ty do të presë kokën me këtë shpatë, por unë të premtoj se ti do të lindesh përsëri në parajsë, por nëse ti fiton, unë do të presë kokën e këtij çuni.”
Ata dy shikuan abatin në fytyrë dhe morën vesh se ai e kishte vërtetë seriozisht. Pasi mblodhën veten, ia nisën lojës.
Kur ata bënë lëvizjet e para, djaloshit i rrëshqitën djersët fytyrës dhe aty kuptoi, se në këtë çast, po luante me jetën e vet. Përnjëherë shahu u bë krejt bota e tij dhe ai u përqendrua tërësisht në të. Në fillim nuk i shkoi mirë dhe filloi të dridhet. Murgu i plak bëri një lëvizje të gabueshme dhe ai shfrytëzoi mundësinë për një sulm të fortë. Kur pozita e kundërshtarit të tij u dobësua tepër shumë, ai e vështroi atë fshehurazi. Aty pa një fytyrë plot sinqeritet dhe inteligjencë, e cila ishte si vulë e aq shumë viteve përpjekje të vështira për mësim. Djaloshi mendoi për një çast në jetën e tij të pavlefshme dhe aty për aty, u vërshua nga një valë mëshire. Pasoi lëvizja e figurës së shahut nga ai dhe bëri qëllimisht një gabim, pastaj edhe një tjetër dhe kjo e fundit shkatërroi pozitën e tij, saqë humbi mundësinë për t’ u mbrojtur. Papritmas abati u përkul përpara dhe përmbysi dërrasën e shahut.
Të dy lojtarët mbetën të shtangur. “Nuk do të ketë as fitues dhe as humbës”, tha abati. “Asnjë kokë nuk mund të bjerë sot këtu. Vetëm dy gjëra janë të domosdoshme!” dhe u kthye nga djaloshi: “përqendrimi i plotë dhe dhembshuria për tjetrin. Ti mësove sot të dyja. Ti ishte i përqendruar plotësisht në lojë dhe arrite të ndjesh dhembshuri. Pasi vështrove atë, ishe i gatshëm të flijosh edhe jetën tënde duke ditur se po rrezikoje tënden! Rri disa muaj këtu dhe ndiq arsimimin në këtë frymë!”.
***
Një profesor bëri një rrugë të gjatë maleve për të vizituar një murg të famshëm të zenit. Kur profesori e gjeti atë, ai u paraqit i edukuar dhe përmendi të gjithë titujt akademik dhe në fund, kërkoi këshilla nga murgu.
“A dëshironi çaj?”, pyeti murgu.
“Po, me kënaqësi”, u përgjigj profesori.
Murgu plak filloi me mbushjen e gotës. Ajo u mbush plot, por murgu vazhdoi të hidhte, sa çaji rrëshqiti mbi tryezë dhe pastaj në dysheme.
“Mjaft!”, bërtiti profesori. “A nuk po shihni se gota është tashmë përplot? Nuk mund të hidhet më brenda asaj gote të mbushur!”
Murgu ngriti kokën dhe u përgjigj i qetë: “Profesor, ashtu si kjo gotë, edhe ju jeni i mbushur përplot me dije dhe paragjykime. Për të mësuar gjëra të reja, së pari duhet të zbrazni gotën tuaj!”
Zen Budizmi ose zen (çan kinezisht, thiền quhet në Kore,) por edhe cen, është një vazhdimësi e Mahajana-Budizmit, që ka origjinën nga Kina e shekulli V para erës sonë, në të cilin ka ndikime të mëdha të daoizmit.
Po mësimi nga këto urtësi zen-budiste?
Në tregimin e parë, murgu përkujton djaloshin se duhet të përkap (perceptojë) si duhet dhe të jetë i përqendruar. Pa qenë, nuk mund të kuptohet jeta. Mungesa e dhembshurisë, empatisë për të tjerët, tregon boshësinë emocionale dhe përsëri pafuqinë për të përkapur rrethin dhe botën. Paaftësia e tij për t’u marrë një kohë të gjatë me një çështje, flet për mungesën e vullnetit për të marrë vendime serioze në jetë dhe për t’i zbatuar me përkushtim. Jeta pa synime dhe pa përqendrim, është kotësi dhe humbje e mundësisë! E rekomandimi? Përqendrim dhe mëshirë me të tjerët, si dy tipare të rëndësishme për jetën dhe mirëqenien e njeriut dhe atyre që jetojnë pranë nesh.
Në të dytin, është shumë i qartë reagimi i murgut. Profesori dëshiron këshilla, udhëzime, por radhitja e titujve, e bën të duket mburravec, kurse murgu, atij njeriu me aq shumë tituj, i dëshmon se për të mësuar, duhet të vijë si nxënës, që ka aftësi për të pranuar mësime të reja! Kur njeriu konsideron veten shumë të dijshëm dhe zbukurohet me tituj, tregon kryelartësinë dhe injorancën, sepse dija dhe njohuria, nuk mbarojnë kurrë dhe nuk mund të zotërohen nga një njeri!
Një specializim mund të tregojë vetëm dijen në një fushë të caktuar, por njëkohësisht edhe padijen në dhjetëra tjera!