MENU
klinika

Video

Propozim publik për martesë në një qendër tregtare, arrestohet çifti iranian

12.03.2019 - 15:41

Një çift iranian është arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.

Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda në rrjete sociale.
Ata u arrestuan shpejtë pas propozimit, për arsye siç thuhet të shkeljes së rregullave islamike.

Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publikë janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zëvendëskomandat i Policisë, tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.

Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore./rel