MENU
klinika

Çmenduri

Propozimi për fejesë i çon pas hekurave!

10.03.2019 - 09:51

E kishte menduar gjatë se ku do t’i propozonte të dashurës së tij për fejesë dhe për të qenë sa më i veçantë, një i ri nga Irani zgjodhi një qendër tregtare.

Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm dhe ajo i tha po propozimit të tij, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë gjatë.

Ata u arrestuan pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve. Kjo ka ngjallur reagimin e policisë së qytetit Arak, që e ka dërguar çiftit menjëherë pas hekurave, për arsye të shkeljes së rregullave islamike.

Martesat e gjinisë së njejtë dhe shfaqja e dashurisë në vende publike janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.