MENU
klinika

Çfarë u vendos për Florenc Hoxhën?

Protesta e 16 shkurtit, Apeli merr vendimin për të arrestuarit

12.03.2019 - 12:02

Apeli ka dhënë sot vendimin për 19 të arrestuarit e protestës së 16 shkurtit.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për lënien në burg të 4 të arrestuarve, përfshirë këtu edhe ish-kreun e INUV, Florenc Hoxhën.

Ndërkohë për të arrestuarit e tjerë është lënë në fuqi masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitjeje’.

Gjykata nuk pranoi ankimin e avokatëve të protestuesve me pretendimin se ato duhet të ishin firmosur nga personat që ishin nën hetim.

Për 11 protestuesit më ‘arrest shtëpie’ ose ‘detyrim paraqitje’, prokuroria paraqiti ankim dhe kërkoi rikthimin në burg.

Masat e sigurisë për 19 të arrestuarit:

Florenc Hoxha, arrest me burg

Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtëpie

Andon Gjini, arrest shtëpie

Resul Daci, arrest burg

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

David Linati, arrest shtëpie

Hasan Jakupi, detyrim paraqitje

Ilir Hamedini, arrest me burg

Festim Taku, arrest shtëpie

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Lefter Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb Shelna, detyrim paraqitje

Veljon Dine, arrest shtëpie

Ndue Tuci arrest shtëpie

Shpresa Lini, detyrim paraqitje

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin