MENU
klinika

Detajet

Protesta e opozitës/ Kryeministria merr masat

27.03.2019 - 18:35

Kryeministria ka marrë masat e nevojshme për protestën e nesërme të opozitës.

Në hyrje të godinës janë duke u vendosur pllaka metalike, edhe pse protesta e nesërme është parashikuar të organizohet para Kuvendit, gjatë kohës që do të zhvillohen punimet për seancën e radhës plenare.

Hyrja është duke u vulosur me pllaka metalike, duke qenë se kjo metodë rezultoi efektive në protestën e 16 marsit.

Kjo është protesta e 7 e opozitës dhe sipas paralajmërimeve të drejtuesve të partive opozitare ajo do të vijojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare.