Në datën 16 mars, opozita e bashkuar ka njoftuar protestën më të madhe kombëtare.
Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Teksa ka folur nga Shkodra, Lleshaj theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të zbatojë deri në fund ligjin.
“Jemi në një situatë ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit në Shqipëri.
Megjithatë deri më tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë.
Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur.
Ne kemi vetëm dy objektiva, ku e para në rast se ata do bejne dy hapa, policia do bëje një hap por gjithmonë ne zbatim te ligjit dhe pa pasur viktima.
Ne jemi te gatshëm që te dialogojme me opozitën, por jo te bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rruge për te zgjidhur gjithçka.
Protestat janë me grafik nga opozita, thua se vetëm ditën e enjte apo të shtune vijnë problemet.
Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën ne administrate dhe me pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet ne Tirane”, tha Lleshaj.